Ndodh sërish! Kjo është gafa e radhës që e bëri Lulzim Bashën meme edhe sonte! 0 39

Që pas gafës me shumëzimin e famshëm 7 x 7=42 kreun e Partisë Demokratike e kanë përndjekur një mori gabimesh, që lënë të kuptohet se matematika nuk është pika e tij më e fortë.

Mbrëmjen e sotme ai kishte rezeruar sërish material për rrjetet sociale, duke bërë një tjetër gabim në përllogaritje dhe voila është bërë sërish meme.

I ftuar në “Opinion” numri 1 i PD, nisi të numërojë popullsinë totale të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, por diçka shkoi sërish keq.null

Basha u shpreh se ka përgjegjësi për 3 milionë shqiptarë në Shqipëri dhe 5 milionë shqiptarë në Kosovë, pra 8 milionë shqiptarë në total. Pra, për Bashën, 3 milionë dhe 5 milionë bëjnë 7 milionë.

“Nga akuzat ndaj meje dëmtohen 3 milionë shqiptarë në Shqipëri, plus 5 milionë në Kosovë, dhe 7 milionë shqiptarë të tjerë në gjithë botën”, tha Basha.//Iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 4

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…

 

 

 

14 orë në mes të oqeanit Paqësor, ja si arriti të shpëtojë 52-vjeçari 0 8

Një marinar ka mundur të mbijetojë për plot 14 orë në mes të Oqeanit Paqësor. Vidam Perevertilov, ka qëndruar për orë të tëra në ujë pasi ra nga anija e mallrave me të cilën po udhëtonte.

52-vjeçari nuk kishte veshur xhaketë shpëtimi, por ka notuar disa kilometra për t’u mbajtur tek një produkt plastik, e në këtë mënyrë të shpëtonte jetën.

“Ai dukej rreth 20 vite më i vjetër. Ishte shumë i lodhur por gjallë, u shpreh djali i tij për një media vendase.

Perevertilov është inxhinier në një anije lituaneze, e cila kishte ateruar në portin Taurgana në Zelandën e Re për t’u furnizuar me ushqime. Sipas djalit të tij, pas orësh të tëra në dhomat e motorit, burri kishte vendosur të dilte në kuvertë dhe të qetësohej, por më pas, rastësisht kishte rënë në det.

Askush nuk mësoi për zhdukjen e tij në ato momente, pasi ishte mjaft herët dhe pjesa më e madhe e ekuipazhit ishte në gjumë. Shpëtimi i 52-vjeçarit u bë i mundur nga një anije pasagjerësh, që u shfaq rastësisht në vendin ku ai po qëndronte prej 14 orësh.