Ndjekësi i tha: ‘E prishe imazhin’, Tea i kthehet kështu dhe ka një thumb për Beartin 0 20

Së fundmi Tea u ka kthyer përgjigje pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe një prej tyre i shkruan se ajo e ka prishur imazhin vetëm për të patur sa më shumë ndjekës.

Tea i përgjigjet duke thënë se nëse do të donte ndjekës do e kishte ruajtur imazhin, por po vazhdon jetën e saj teksa hedh një thumb për Beartin kur shkruan se ana e saj e historisë është më e vlefshme.

“Nëse do ishte për ndjekës do e kisha ruajtur imazhin që në fillim ose më vonë do isha përpjekur ta rregulloja, por siç e keni vënë re po zgjedh të vazhdoj jetën time dhe të bëj paqe me faktin që ana ime e historisë është po aq e vlefshme edhe nëse nuk e dinë të gjithë”, shkruan Tea.

Kujtojmë se ndarja e Teas dhe Beartit ka qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit dhe të dy kanë dhënë versione të ndryshme. Tea akuzoi Beartin për xhelozi dhe pasiguri ndaj saj ndërsa ai u shpreh se ajo i kishte dhënë arsye për të qenë xheloz.

Madje sipas Beartit, Tea kishte bërë shumë gabime dhe e vetmja gjë që ajo donte ishte vëmendja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 3

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 6

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al