Ndizet “El Clasico”, Real Madrid-Barcelona, një sfidë me “shijen” e titullit kampion në La Liga 0 16

Kush humbet është jashtë. Prej vitesh “El Clasico” nuk kishte një rëndësi të tillë. Për këtë arsye, sfida mes rivalëve të përjetshëm të Real Madrid dhe Barcelonës po pritet me shumë ankth në La Liga. Pas një sezoni të nisur keq, gjigandët e futbollit spanjoll janë kthyer bindshëm në garën për titull, duke ngushtuar ndjeshëm diferencën me Atletico Madrid.

Barcelona renditet në vendin e dytë me një pikë më pak se kryesuesit, ndërsa Reali djek në renditje me dy pikë larg katalunjasve. Kështu, nëse Messi dhe shokët e tij mund të kënaqeshin edhe me një barazim në transfertë, çdo rezultat tjetër përveç fitores do t’ia vështirësonte misionin të besuarve të Zinedine Zidan.

Trajneri madrilen duhet të improvizojë sërish në mbrojtje, ku duhet të bëjë pa dy kolona të rëndësishme si Sergio Ramos dhe Varane. Po ashtu në dyshim të fortë mbetet Carvajal, ndërsa nuk do të luajë Hazard i dëmtuar. Nga ana tjetër, Koeman vazhdon të mos ketë në dispozicion Pique. Por këto janë vetëm detaje dhe nuk ndryshojnë prestigjin e “El Clasico” që në në këtë sezon ka edhe peshën e titullit kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aksident i rëndë në Lushnje, makina futet në parakalim dhe përplas të moshuarën që po kalonte rrugën (EMRAT-FOTO) 0 14

Një grua e moshuar ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje ka shkuar dhe Policia për të bërë të mundur zbardhjen e saj. Ajo është identifikuar si Ganimete Musaku dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ka qenë një mjet tip “Ford”, i drejtuar nga shtetasi Igli Rama ai që ka shkaktuar aksidentin, pasi është futur në parakalim dhe për pasojë ka përplasur gruan që ka qenë duke kaluar rrugën.

Pamje nga vendi i aksidentit ne Lushnje

Rama nxjerr videon nga rrugët e Tiranës: Kënaqësi kur kujtoj se kur mbollëm pemët ishin pak më të larta se unë 0 12

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në “Facebook” nga Tirana, ku shihet se rrugët kryesore janë të mbjella anash tyre me pemë.

Rama shprehet se kur pemët janë mbjellë, ishin pak më të larta se ai dhe se tashmë, pemët janë bërë të larta e të gjelbëruara.

 

 

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

MIRËMËNGJES 😊

kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha😂