Ndikimi i baktereve te shëndeti i trurit – Ushqimet që ju duhen 0 17

Në trupin e njeriut mund të numërohen deri në 30 trilion qeliza dhe plot 40 milion baktere.

Këto shifra janë tregues i mjaftueshëm se kush e ka kontrollin e organizmit.

Sipas ekspertëve është pikërisht ushqimi ai që përcakton nëse bakteret bëhen armiqësore ndaj organizmit ose jo.

Studimet shkencore kanë nënvizuar prej kohësh lidhjen e fortë mes stomakut dhe trurit.

Gjetjet e shumë studimeve janë të mrekullueshme por edhe interesante, sidomos në lidhje me ‘të drejtën e fjalës’ që kanë bakteret në mbarëvajtjen e shëndetit.

Bakteret Dhe Truri
Bakteret e lartpërmendura kanë strehën e tyre në sistemin tretës.

Por shkencëtarët besojnë se bakteret munden të komunikojnë dhe të tjetërsojnë funksionet e trurit.

Problemet mendore siç janë depresioni, ankthi apo autizmi mendohet të kenë lidhje me florën bakteriale.

Për shembull, në disa studime është vërejtur se shumica e njerëzve të diagnostikuar me autizëm, vuanin edhe nga probleme gastrointestinale.

Shkencëtarët kanë zbuluar se në këto raste, pacientët kanë sasi më të pakëta të bakterit Bacteroides fragilis.

Bakteret Diktojnë Atë Që Hamë
Flora bakteriale ka të drejtën e fjalës jo vetëm në atë që ndiejmë por dikton edhe atë që hamë.

Sipas shkencëtarëve, në sistemin tretës të njeriut ka luftë çdo ditë.

Bakteret luftojnë njëri tjetrin për më shumë hapësirë dhe për mbijetesë.

Lloje të ndryshme bakteresh kanë nevojë për një arsenal të pasur për të fituar.

Arsenali në fjalë gjendet tek ushqimi.

Disa lloje bakteresh lulezojnë vetëm falë disa substancave që mund të jetë fibra ose sheqeri.

Ushqimet që konsumon njeriu ndihmojnë ose jo në lulëzimin e baktereve të mira dhe të këqija.

Për shembull, nëse ju konsumoni ushqime të pashëndetshme, bakteret që ushqehen me to do të kenë më shumë influencë në sistemin tretës dhe do të marrin kontrolin.

Këto baktere do t’ju bëjnë të dëshironi më shumë ushqime të shpejta e të pashëndetshme dhe nëse nuk ua plotësoni dëshirën, ato do të lëshojnë toksina.

Kjo është arsyeja që nëse një njeri heq dorë nga sheqeri, do të përballet me simptoma të lodhshme për organizmin.

Njeriu Kundër Baktereve
Nëse dëshironi të përmirësoni mikrobiomën në organizmin tuaj duhet të bëni disa hapa të rëndësishëm.

Hani Më Shumë Ushqime Me Probiotikë.
Prebiotikët synojnë të ofrojnë një larmishmëri bakteresh të shëndetshme në organizëm.

Duke ngrënë më shumë shparg, hudhër, karrota e domate do të përmirësoni ndjeshëm sistemin tretës.

Kujdes Me Antibiotikët
Antibiotikët dhe kontraceptivët shkatërrojnë bakteret e mira dhe ato të këqija dhe hapin rrugën për mikrobe të rrezikshme.

Antibiotikët duhen përdorur vetëm në raste urgjente.

Kujdes Me Alkolin
Alkoli i shkatërron bakteret dhe lëndon sistemin tretës dhe duhet pirë në sasi të moderuara.

Më Shumë Turshi
Nëse dëshironi të keni një florë të mirë bakterale konsumoni më shumë ushqime të fermentuara siç është lakra turshi e pasur me baktere të mira për shëndetin./AgroWeb.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sot keni një arsye më shumë për të lënë cigaren 0 31

Është Dita e Tokës. Prej vitesh, organizatat për mbrojtjen e planetit bëjnë thirrje të ndalojmë çdo veprimtari që po ndikon negativisht tek mjedisi, siç është përshembull krijimi i mbetjeve apo ngarja e makinave që prodhojnë tym. E ndërsa po ndërmerren masa të rëndësishme ligjore sa i takon makinave për t’i zëvendësuar me ato elektrike, nuk mund të themi se po ndodh e njëjta gjë edhe me cigaret, djegia e të cilave gjithashtu prodhon tym të dëmshëm jo vetëm për ne, por edhe për ambientin.

Tymi i çliruar gjatë djegies së duhanit është gjithashtu faktor i ndotjes së ajrit dhe gjithashtu ndikon në përkeqësimin e asaj që të gjithë e njohim tanimë, “vrima e Ozonit”. Sigurisht, këtu nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ndikimin që ka në ambientin ku ne rrimë dhe sa i rrëzikshëm është tymi i duhanit edhe për të afërmit tanë, fëmijët, apo të moshuarit. Njësoj si duhanpirësi, edhe duhanpirësit pasivë janë të ekspozuar ndaj 7 mijë kimikateve të cilat çlirohen me tymin sa herë dikush në dhomë ndez një cigare. Nuk ka arsye për të vazhduar cigaren.

Trendet e ngjyrës së flokëve për Pranverë-Verë 2021 0 34

Kemi hyrë në pranverë edhe pse nuk duket prej motit. Bashkë me stinën, si përherë, vajzat e kanë me qejf të ndryshojnë edhe ngjyrën e flokëve. Po si e parashikojnë tendencat? Cilat ngjyra sugjerohen për sezonin pranverë-verë?

Trendet e ngjyrës së flokëve për Pranverë-Verë

Kafe në çokollatë me reflektime gështenjë në pjesën e përparme. I jep dritë fytyrës.

Trendet e ngjyrës së flokëve për Pranverë-Verë

Bjonde në vanilie, nuancë e ftohtë që po bën namin që tani në rrjete sociale.

Trendet e ngjyrës së flokëve për Pranverë-Verë

“Brazilian Illuminage” është teknika e re e fijeve e propozuar nga Wella Professional. Është një alternativë për balayage, por me një rezultat më të fortë dhe shkëlqyes.

Trendet e ngjyrës së flokëve për Pranverë-Verë

Brune-Balayage që thekson shikimin.

Trendet e ngjyrës së flokëve për Pranverë-Verë

Gështetjë, ngjyra e modeleve të pasarelave.

Trendet e ngjyrës së flokëve për Pranverë-Verë

Kafe çokollatë tonaliteti i preferuar i kaçurrelëseve. Nuanca e duhur për flokët e gjatë.

Trendet e ngjyrës së flokëve për Pranverë-Verë

Portokalli, ngjyra me ‘cool’ e këtij sezoni.

Trendet e ngjyrës së flokëve për Pranverë-Verë

Fijet përqendrohen rreth fytyrës për më shumë kontrast.

Trendet e ngjyrës së flokëve për Pranverë-Verë

Bjondja si gjalpë është gjithashtu shumë popullore. Një variant më i ngrohtë, i frymëzuar nga gjalpi, siç ka dhe emrin.

Trendet e ngjyrës së flokëve për Pranverë-Verë

Bjondja në vanilje mund të shndërrohet në bjonde shampanjë.

Trendet e ngjyrës së flokëve për Pranverë-Verë

Më e çelët, fiks për ditët e plazhit.

Trendet e ngjyrës së flokëve për Pranverë-Verë

Flokët bikolor. Pse të zgjedhësh një ngjyrë flokësh kur në fakt mund të zgjedhësh dy? Në modë edhe ky stil.