
Komiteti Teknik i Ekspertëve në një dalje publike për mediat dhe qytetarët ka bërë me dije masat shtesë, pas vlerësimit të situatës së koronavirusit në vend.
Pas analizës së situatës aktuale, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar në mbledhjen e fundit, se duhet:
Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 pesona, në ambiente të hapura dhe të mbyllura;
Të ndalohjen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë martesore, organizimet mortore deri në një vendim të dytë, ka thënë Albana Fico.
“Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë.
Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 për 100 mijë banorë.
Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar nje jave me pare.
Ne tre spitalet covid jane shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve ndërkohë që skenarët e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid.
Terapitë intensive kanë një numër të qendrueshëm të pacientëve në kujdes intensiv.
Komiteti teknik i ekspertëve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit te aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orës 22:00 të darkës, nisur nga vlerësimi në dinamikë i situatës, ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Në mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetarëve ndaj masave të ndërmarra dhe kemi vendosur:
1. Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.
2. Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
3. Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare te ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”. //NewsBomb