Na thoni shenjën e horoskopit, t’ju themi varësinë tuaj më të madhe 0 30

Dashi: Të varur ndaj nxitimit

Një Dash do që gjithçka të bëhet në sekondë. Kjo shenjë e sunduar nga Marsi luftëtar nuk shquhet për durim, kështu që kur i shkon diçka ndërmend, do thjesht ta bëjë. Mos e lër kurrë të presë një Dash!

Demi: Të varur ndaj ushqimit

Demave u ka dalë nami se duan vetëm të hanë dhe sipas horoskopit, nuk ka asgjë që ata duan më shumë sesa një vakt të mirë plot me ushqime të shijshme. Demi funksionon përmes shqisave, ndaj i pëlqen të shijojë në maksimum botën materiale, për t’u ndier i përmbushur nga ana shpirtërore.

Binjakët: Të varur ndaj blerjeve

Këto krijesa të Mërkurit e adhurojnë komunikimin dhe veshja për ta është një mënyrë për të komunikuar me të tjerët. Duke qenë vazhdimisht në ndryshim, Binjakët adhurojnë veshje të reja dhe janë gjithë kohës duke synuar të ndryshojnë stil, edhe pse në thelb qëndrojnë të njëjtët.

Gaforrja: Të varur ndaj marrëdhënieve të këqija

Gaforrja e ndjeshme dhe besnike ka prirje të bëhet partnere seriale në marrëdhënie me njerëz të pandjeshëm. Duke qenë shumë empatikë, Gaforreve u pëlqen të mbledhin rrotull vetes njerëz që janë të paaftë emocionalisht, me shpresën se do t’ua mbushin jetën me dashuri. Është e kotë të thuash se nuk shkon sipas planifikimeve.

Luani: Të varur ndaj audiencës

Një shenjë bujare po aq sa krenare, Luani e konsideron veten mbret të xhunglës edhe nëse atë e ka pushtuar Godzilla, kështu që marrja e vëmendjes së të tjerëve si lider është shumë e rëndësishme për të. E sunduar nga Dielli, qendra e galaktikës sonë, shenja e Luanit ka gjithmonë nevojë për një audiencë që ta bëjë të ndihet i pari mes të barabartëve.

Virgjëresha: Të varur ndaj kafesë

Për një shenjë kaq punëtore, kaq produktive sa Virgjëresha, asgjë s’mund të jetë më e nevojshme se një filxhan kafe. Virgjëresha është një shenjë që i pëlqen të punojë dhe të merret me projekte, pasi sundohet nga i shkathëti Mërkur, kështu që shpesh mund të ndiejë mungesë energjie. Duhet diçka që ta mbajë të gjallë logjikën e tyre përherë aktive!

Peshorja: Të varur ndaj telefonit

E sunduar nga Afërdita, perëndesha e bukurisë dhe dashurisë, Peshorja nuk do asgjë kaq shumë sa të krijojë një ambient plot bukuri dhe vanitet. Nga ana tjetër, Peshorja si shenjë s’para e ka me qejf të krijojë debate, ndaj parapëlqen komunikimin së largu, kështu që telefoni është mënyra më e mirë e Peshores për të bërë foto të papara për Instagram, edhe për t’ua bërë qejfin të gjithëve.

Akrepi: Të varur ndaj vëzhgimit të të tjerëve

Një skenë ideale për një akrep: 12 njerëz të mbyllur në një shtëpi me kamera në çdo cep, pas të cilave fshihet ai vetë. Akrepi është shenja e apasionuar pas misterit, pas anës së errët të gjithçkaje, padyshim edhe qenies njerëzore. Me sundimtarin Plutonin, zotin e botës së nëndheshme, Akrepi është vazhdimisht në kërkim dhe në vëzhgim të anës së padukshme nga njerëzit e tjerë.

Shigjetari: Të varur ndaj udhëtimit

Jupiteri, planeti i fatit dhe etjes për të udhëtuar është sunduesi i Shigjetarit. Kjo shenjë optimiste e shijon jetën duke lëvizur, sa nga një shoqëri në tjetrën, tek një ambient në tjetrin. Shigjetarët janë dashurues të lirisëdhe udhëtimet janë mënyra më e mirë për t’i bërë ata të ndihen shpirtëra të lirë të kësaj bote.

Bricjapi: Të varur ndaj punës

I sunduar nga Saturni, planeti i disiplinës dhe përgjegjshmërisë, Bricjapi është shenja më e përkushtuar ndaj punës. Gjithçka e një Bricjapi sillet rrotull profesionit dhe karrierës, ndaj është shenja që ka më shumë prirje për t’u bërë e varur ndaj punës.

Ujori: Të varur ndaj të mësuarit të gjërave të reja

Jo të gjithë Ujorëve u pëlqejnë librat, por qoftë në letër apo në internet, Ujorët kërkojnë vazhdimisht të lexojnë gjithçka të re që dëgjojnë. Kjo shenjë sundohet nga Urani, planeti i ndryshimit dhe të pakonformueshmes, ndaj një Ujor vepron tërësisht me mendje. Njohuritë që ka një Ujor rrallë i gjeni diku tjetër. Ata e dinë që dija është gjithçka dhe asgjë s’mund t’u kalojë pa u vënë re.

Peshqit: Të varur ndaj fenomeneve të çuditshme

Peshqit janë shumë të prirur ndaj historive të mistershme, teorive supersticioze apo fenomeneve paranormale. Janë kaq të dhënë pas këtyre ideve sa mund t’i kthehet edhe në fiksim serioz. Varësia tjetër e dytë e dikujt të shenjës së Peshqve është frika nga vetmia. Mos lini kurrë vetëm një Peshk!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Imazhi i përqafimit pandemik fiton çmimin World Press Photo 2021 0 12

Një imazh prekës i dy personave të përqafuar për herë të parë në muaj për shkak të pandemisë globale është shpallur fitues i konkursit World Press Photo 2021.

Fotografi danez, Mads Nissen, u vlerësua me çmimin e parë në konkursin prestigjioz gjatë një ceremonie në internet të organizuar sot në Amsterdam.

Imazhi fitues ka kapur ndikimin e pandemisë te njerëzit në të gjithë botën si askush tjetër”, tha juria.

Fotografia fituese, e quajtur “Përqafimi i parë”, u mor për të përditshmen daneze “Politiken” dhe tregon brazilianen Rosa Luzia Lunardi, 85 vjeç, ndërsa infermierja Adriana Silva da Costa Souza e përqafon atë për herë të parë në pesë muaj, në një shtëpi pleqsh më 5 gusht 2020.

Infermierja mban një veshje plastike që i lejon ato të përqafohen pa kontakte fizike.

Ndërsa përqafohen, pelerina hapet nga jashtë, duke e bërë infermieren të duket si një engjëll.

“Mesazhi kryesor i imazhit është dashuria dhe dhembshuria”, tha fotografi Nissen

Juria e quajti imazhin “një ikonë”, duke thënë se “përmblodhi pandeminë COVID 19”.

Dieta e Shenjtë për Muajin e Ramazanit/ Këshilla nga mjekët që nuk duhen humbur 0 12

Janë plot 30 ditë ushqim i programuar, ndaj të gjithë myslimanët janë gati për të bërë një sakrificë tjetër në këtë muaj agjërimi. Mjekët këshillojë që duhet të keni kujdes me dietën gjatë Ramazanit.

Drejtori i Shëndetit Publik në Samsun, Turqi, Dr. Mustafa KasapoÄŸlu, paralajmëroi se konsumi pa kujdes i ushqimit gjatë Ramazanit mund të çojë në shumë probleme shëndetësore që lidhen me stomakun dhe zorrët.

“Gjatë Ramazanit, njerëzit ulin sasinë e ushqimit që i japin trupit dhe ngadalësojnë në këtë mënyrë metabolizmin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të ndihmoni që metabolizmi të kthehet dalëngadalë në normalitet”,- thotë Dr. KasapoÄŸlu.

Po cilat janë ushqimet më të mira gjatë muajit të sa krificës? Sipas dietologëve, nëse vërtet dëshironi që të humbni peshë gjatë kësaj periudhe të vitit, këshilla më e mirë është të keni kujdes sidomos me ushqimet me shumë yndyrë dhe të skuqurat.

Ushqimet më të mira janë: Frutat dhe perimet, Buka, çerealet dhe patatet, Mish pule dhe peshk, Produktet e qumështit, qumësht dhe djathë, Ushqimet pa yndyrë dhe pa sheqer, Ushqimet që duhen shmangur

Ushqimet e pjekura shumë – patate të skuqura, mish i pjekur, si edhe produkte brumi. Ushqimet me yndyrë dhe nivel të lartë sheqeri – ëmbëlsirat me sherbet. Ushqime të gatuara me yndyrë të lartë – salcat me shumë vaj dhe pasta të yndyrshme

Alternativa të tjera të shëndetshme: Kryesisht ushqimet e pjekura në furrë janë një alternativë e mirë. Ushqimet gjysmë të bëra, si perimet që tiganisen për disa minuta. Mish pule i pjekur në furrë, peshku është gjithashtu një alternativë e suksesshme, sepse ruan edhe aromën dhe shijen e ushqimit.