Na lejoni t’ju “shokojmë” pak kur t’ju tregojmë flokët realë të Kylie Jenner! 0 22

Miliarderen Kylie Jenner e keni parë me pamje të ndryshme në Instagram.

Flokët e saj kanë provuar thuajse çdo ngjyrë e çdo model, por me kaq shumë ndryshime, sigurisht që Kylie do të tregohej e zgjuar dhe do të përdorte paruke apo extension!

Mirëpo, jeni kuriozë të dini si duket floku i vërtetë i Kylie Jenner?

23-vjeçarja e cila është kthyer së fundmi në kokëkuqe, ka ndarë në InstaStory një foto me flokët e shkurtër, pa extension dhe në fakt nuk është pamja që jemi mësuar të shohim prej saj.

“Flokët e mi të vërtetë janë të lezetshëm, duhet t’i jap më shumë dashuri.”- shkruan Kylie.

Po ju si mendoni se duket më bukur Kylie, me flokë të gjatë apo të shkurtër?/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Nëse të kruhet hunda, prek prapanicën’, Dua Lipa i tregon botës zakonet SHQIPTARE 0 6

Dua Lipa ka qenë e ftuar në një intervistë në “Jimmy Kimmel Live”, ku ka treguar se familja e saj është tipike shqiptare dhe supersticiozë.

“Fakti që jam shqiptare ka bërë që njerëzit të mendojnë se jam shumë supersticioze, sepse populli ynë është i tillë. Në familjen time besohen supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para, janë qesharake”, tha këngëtarja.

Por Duas i duket e veçantë një prej tyre: “Që mos të të zëjë syri i keq kur shkon në një event me rëndësi duhet t’i veshësh të brendshmet mbrapsht”.

“Më duket se jam edhe unë shqiptar sepse jam shumë supersticioz”, i tha Jimmy Kimmel Duas.

 

Është shfaqur shumë i afërt me vajzat, konkurrentja simpatike ia thotë troç Saimirit: Me mua s’ke shanse 0 9

Gjatë puntatës së fundit në “Love Story” vajzat gatuan nga një pjatë speciale për Saimirin, i cili në fund zgjodhi gatimin e Redonës dhe e ftoi atë për një takim. Ata të dy u takua në një bar dhe biseduan për dashurinë. Saimiri iu afrua, por vuri re se Redona ishte në siklet.

“Ty tani t’ka kapur sikleti se mendon që unë do i puth të gjitha gocat. Sa afrohem të të puth në faqe unë, më kthen veshin”, i tha ai.

Redona ndërkohë u shpreh se puthja për të është shumë e rëndësishme.

“Jo, me mua s’ke shanse! Puthja është shumë  e rëndësishme, ta kam thënë edhe në takim të parë. Duhet dhënë kur ke një emocion aq të fortë, kur të krijohet ajo atmosfera aty fillon e gjitha”, tha ajo.