‘Na kërcënon gjithë kohës’, ish-gruaja bën akuza të forta për moderatorin, Meriton Mjekiqin: Nuk e meriton emrin baba 0 15

Moderatori i emisionit “Gjoni Black” ishte së fundmi i ftuar në emisionin “NIN”, ku mes të tjerash foli dhe për raportin me ish-bashkëshorten e tij.

 

“Ajo nuk është tani gruaja ime. Egesta është mami i djalit tim. Djali im është gjaku im dhe për asgjë në botë nuk e lejoj të ma largojë djalin. As me reagime të tilla, veprime të ulëta si një femër sepse unë jam baba i djalit”, tha ai.

 

Deklarata e tij ka nxitur një reagim të ashpër nga Egesta. Me anë të disa statuseve në Instastory, ajo ka treguar se Meritoni i kërcënon gjatë gjithë kohës. Sipas saj, ai nuk e ka takuar kurrë të birin por e përdor vetëm në rrjete sociale për të ngritur imazhin. Egesta shkruan se Meritoni nuk e meriton të quhet baba.

 

“Pas së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë të cilin mund ta quaj baba “biologjik” e përdori këtë term pasi që, Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin djalin tonë e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale ku për t’ia ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën.

Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Andaj kam vendosur të ndahem nga ai, e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite.

Ndërkaq që Meritoni nëpër media e përmend që mundohet për të dhe i cek kushtet e mira materiale kinse i rrinë tri vetura të parkuara e deri më tani asnjë dhuratë nuk i ka dërguar djalit të tij për asnjë ditëlindje të paktën dhe vazhdon kështu me gënjeshtra t’i bindë të tjerët. Loari nuk e ka mbështetjen financiare as atërore nga Meritoni, të cilin kur e ka lënë familja, puna, shoqëria anash, i fola unë në ndihmë për vite me radhë e ai këtë femër mundohet ta përule e ta poshtërojë publikisht në vendin ku ai kthehet te ish-puna (Klan Kosova), ku ishte trajtuar më së keqi duke menduar se me të përulur një femër e ngre veten.

Mirëpo unë e fortë si çdo herë, dua të vazhdoj jetën me birin tim në qetësi e privatësi duke iu lutur që të mos na inkuadroni në intervistat tuaja. Dhe për fund: Baba është një emër i madh, të cilin tu nuk e ke merituar të të thërrasë dikush, e aq më pak Loari. Ai do të rritet e do t’i kuptojë gjërat e do t’i zbulojë vet ato. Për ty rëndësi ka fama e për mua djali im. Mos më përmend as për të mirë as për të keq”, ka shkruar ajo.

 

-640-0-606dd88f779cd.png

 

-640-0-606dd88fa19c7.png

-640-0-606dd88fc4c40.png

-640-0-606dd88fe66bd.png

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ka bërë buzët?! Sindi iu jep fund dyshimeve, ja e vërteta e ndërhyrjes estetike! 0 6

Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci para pak ditësh pati një ballafaqim me Julin, ku pretendonte se ai e kishte ofenduar rëndë dhe që nga ai moment ajo nuk është shfaqur më në studio.

Ajo ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët ndër të tjera e kanë pyetur se çfarë mendon ajo për ofendimet që bëhen ndaj saj.

“Mendoj se secili prej nesh ka ofenduar më shumë se një herë në atë tv-show. Është formati i tillë, që do s’do del nga vetja sepse përballesh me karaktere të ndryshe. Varet se si janë trajtuar situatat më vonë. Në rastin tim ofendimi im është pasuar gjithmonë me një “gjyq”. Në rastet kur unë kam qenë e ofenduar, isha po prapë unë në faj që po i merrja shumë seriozisht situatat”, iu është përgjigjur Sindi.

Një ndjekës është bërë kurioz nëse Sindi ka bërë ndërhyrje estetike në buzë dhe Sindi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.

“Jo dhe nuk dua të ndryshoj asgjë te vetja për momentin”, ka shtuar ajo.

auto_640-0-607d6bc58d3b6-300x533-11618896742.jpg

Pasi u bë nënë për herë të dytë, a do të bëjë dasmë me Eduartin?! Arbana Osmani përgjigjet TROÇ! 0 7

Arbana Osmani është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpeshherë u përgjigjet ndjeksve kuriozë. Së fundmi moderatorja u pyet se kur do ta zbulojë portretin e djalit të saj të dytë, Diellit, dhe ajo iu përgjigj një herë e mirë.

“Po, shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”, shkroi Osmani.

Ndërkohë, një ndjekëse e ka pyetur nëse do të organizojë një dasmë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

“S’besoj se është e zakonshme, por prapë, a do bësh dasmë?”– ishte pyetja që iu drejtua.

“Sigurisht që është e zakonshme, ne jemi shqiptarë”, u përgjigj Arbana, duke nënkuptuar se planet për dasmë tashmë janë bërë.