“Na kanë paragjykuar” U bë nënë për herë të dytë, Elita Rudi flet për emrin e së bijës 0 31

Bashkëshortja e këngëtarit Gjiko, moderatorja e njohur Elita Rudi ka bërë një intervistë virtual me ndjekësit, e para që nga koha kur u bë nënë për hërë të dytë.

Sigurisht që pyetjet më të shumta ishin në lidhje me shtatzaninë dhe fëmijët.

Njëri prej komentuesve ka ndalur te emri i vajzës, e cila ka ardhur në jetë para pak kohësh.

Personi në fjalë e pyet moderatoren nëse e kanë paragjykuar për këtë zgjedhje, pasi e ka  quajtur vogëlushen Bota.

Përgjigja e Elitës nuk mund të ishte më e drejtëpërdrejtë se kaq: “Po shumë. Por i kisha pyetur ata që kanë gjykuar, pse është i pranueshëm emri: Ylli, Marsi, Venera (Venus), Bora, Dielli, etj dhe jo emri Bota?”.

foto galeri

/fastnews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Marina Vjollca shfaqet glamuroze me imazhet e reja 0 5

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Marina ka arritur që të lë gojëhapur 1.4 milion ndjekësit e saj.

Bukuroshja brune kësaj here erdhi me një veshje glamuroze, çka bëri të dukej tejet fine.

Sigurisht që ajo kishte vënë në fokus edhe linjat e formësuara trupore.

“Më kënaqni zemrën me komente”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web” 0 6

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber News, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linçeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.