Na falni që s’ju lemë më dot Gjyqtar e Prokuror, mund të bëheni AVOKAT ? 0 234

Ndërsa procesi i vetingut ka nisur një sër problemesh kanë dalë në pah. Shumë gjyqtarë e prokurorë kanë mbetur brenda kusisë së çorbës të gatuar ndër vitesh për të mos dalë më kurrë në sheshin e drejtësisë, e për rrjedhojë s’ka kush vendos drejtësi.

Por a mund të vendos drejtësi dikush që e ka vjedhur atë?

Dikush që ka marrë në qafë dikë tjetër dhe kjo vetëm e vetëm sepse ka dashur të hajë si i babëzitur pa menduar një moment të vetëm për drejtësinë nën petkun e së cilës thotë se ka vepruar?
A mund të vendoset drejtësia nga “Të Padrejtët”? Dhe nëse kjo drejtësi nuk vendoset prej këtyre të fundit, ç’do bëhet me drejtësinë e vonuar? Apo mos, ajo (drejtësia), është vonuar deri tani pikërisht nga këta gjyqtarë e prokurorë me lloj soj mënyrash me qëllimin e vetëm për të marrë “pjesën” më të madhe? E pra, sakrifikimi edhe pak kohë për “ditën e madhe” do i jap një shpresë drejtësisë dhe besimit se ajo mund të vendoset, por kurrësesi dyshimi për drejtësinë dhe ndershmërinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të pagjykuar nuk mund të sigurojë dhe garantojë shpejtësinë dhe vendosjen e drejtësisë.

Por nëse ka një fije shprese për drejtësi për çështjet në proces të qytetarëve që janë ende pa një vendim gjyqësor, një tjetër problem lind me vendimet e dhëna nga gjyqtarët e prokurorët që kanë mbetur të mbyllur në kusinë e çorbës, vendime mbi të cilat janë bazuar ose mund të bazohen gjyqtarë e prokurorë “Të Drejtë”, ose ata që ende nuk janë gjykuar. Qarkullojnë thashetheme se situata është përkeqësuar dhe se oreksi për të ngrenë nga çorba e kusisë është rritur për gjyqtarët dhe prokurorët e pagjykuar si e vetmja mundësi për të përfituar atë që ka mbetur.
Kjo padyshim rrit rrezikun se vendimet e padrejta të të gjykuarve si “Të Padrejtë” do përdoren nga një pjesë e të pagjykuarve si mjet për të kërkuar nga të pushtetshëmit (me “fytyrën” joshëse të parasë) më shumë çorbë nëse do të dëshironin një vendim të dytë në favor të tyre. Në këtë mënyrë edhe pse të larguar nga sheshi i drejtësisë, bëmat e të gjykuarve si “Të Padrejtë” do vijojnë të lartësohen nga një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të pagjykuar, në kuriz të të pafatëve dhe si gjithmonë në favor të të pushtetshëmve. Kjo alenacë mund të rritet edhe më shumë për interesa të së ardhëmes, pasi aty ku mendohet që këta gjyqtarë e prokurorë do mbeten jashtë sheshit të drejtësisë të paktën për 15 vjet, disa skuta të errëta kanë filluar të shfaqin krye.

Një shpikje e re mund t’i quaj “ profesionist të lirë ” dhe ku tjetër veçëse “në drejtësi” !? Nuk mund të mendohet të lesh pa punë e profesion këta njerëz, por meqenëse s’ju lemë dot gjyqtar e prokuror, të paktën a mund të bëheni AVOKAT?

Në mejdan do të lulëzojnë kështu zyrat ligjore më me emër me ish gjyqtarë e prokurorë, që për më tepër, të mbarojnë punë shpejt e shpejt dhe në mënyrë profesionale. E meqenëse kanë gatuar e kanë ngrenë çorbë tërë kohës këtë do synojnë të bëjnë përsëri, në veçanti, vendimet që kanë dhënë vetë do përdoren si mburojë dhe precedent gjyqësor” për të mbrojtur dhe fituar çështjet e së ardhëmes. Mund të thotë dikush se kështu “kontaminohet” prap sistemi, por kjo sërisht s’do jetë problem sepse Shqipëria tashmë do jetë vend i “eksperiencave dhe mundësive të mëdha” për vetingje dhe profesione.

Një opinion nga Av. Emiljano Gjoza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 12

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 12

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.