Na e sqaroi më në fund! Moderatorja e njohur flet për herë të parë për ”sherrin” me Arbana Osmanin 0 17

Një vit më parë gjatë karantinës të gjithë menduam se Aulona Musta thumboi Arbana Osmanin dhe mes vajzave plasi sherri.

Arbana publikoi një foto në plazh në një kohë kur po bëhej thirrje e madhe që askush të mos dilte nga shtëpia për shkak të Covid-19, ndërsa Aulona hodhi thumba në rrjete sociale pa përmendur emra.

“Me sa kam parë disa e kanë bërë, shumë kanë nisur plazhin, dhe për mua është skandaloze. Personalisht për mua ka qenë shumë zhgënjyese të shikoj personazhet publik që postojnë foto dhe video nga plazhi. Ok unë e kuptoj. Shumë prej tyre kanë shtëpitë e tyre në plazh, në Durrës, në jug. Dhe me sa u informova ligji nuk të ndalon të shkosh në shtëpinë tënde sepse është një e drejtë themelore. Por dakord po shkove në shtëpinë tënde në plazh mos bëj karshillëk për pjesën tjetër, që nuk ka mundësi të shkojë dhe nuk duhet të shkojë sepse i është dhënë urdhër që duhet të rrijë në shtëpi. Tani çkuptim ka që ju personazhet publik para një jave keni bërë fushatën më të madhe rri në shtëpi, qëndro në shtëpi, posto foto me fëmijët, mamin, burrin, unë rri në shtëpi. Dhe ndërkohë pas një jave je duke bërë plazh. Kur sjell ti shembullin e keq, pse personazhet e thjeshtë nuk duhet ta bëjnë, mos janë gjë personazhet me brirë. E kuptoj të gjithë mund të kenë disa privilegje. Kështu që kjo pjesa ka qenë shumë zhgënjyese për mua…”- është shprehur Aulona më herët.

 

Mirëpo, mes vajzave s’ka pasur asnjë sherr dhe këtë na e sqaroi po vetë Aulona, në një intervistë për “Expuls” në “RTV Ora”.

“Ishte diku tek 3 javë pas periudhës së pandemisë, një fundjavë me kohë shumë të mirë dhe të gjithë u larguan dhe unë thashë që nuk më duket e drejtë dhe, po e them këtu, Arbanën nuk e pashë fare. Më vonë, kur dolën këto portalet, pashë që ajo kishte hedhur një foto në rërë, në Durrës më duket, që mund të ishte dhe një foto e realizuar para një vit, siç më duket se ishte, nuk jam e sigurt.

Përshëndetemi kur shihemi korridoreve të ndonjë televizioni, por nuk ka ndonjë gjë për t’u pajtuar sepse nuk jemi zënë ndonjëherë. Përkundrazi, është një nga moderatoret më të mira, për të mos thënë në mënyrë absolute ‘më e mira’, por e vlerësoj si figurë televizive dhe e pëlqej shumë.”- ka sqaruar Aulona, duke i dhënë fund kësaj historie.

-1200-630-6029057c4d264.png

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 12

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱