Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë ngritur shqetësime lidhur me zbulimin e rasteve të koronavirusit me llojin e mutuar, i cili fillimisht u zbulua në Britani dhe shoqërohet me transmetim më të lartë.
Rastet u identifikuan gjatë një inspektimi nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Bioteknologjike të Akademisë së Athinës.
Sipas informacionit të ANT1, lloji i mutuar është identifikuar në 4 raste dhe ky fakt duket se ka kontribuar në vendimin për një bllokim edhe më të rreptë të shpallur nga qeveria për javën e ardhshme.
Në çdo rast, të gjitha të dhënat do të merren parasysh në mbledhjen e nesërme të Komitetit të Ekspertëve, ku do të merren vendime në lidhje me hapjen e shkollave më 11 janar.
Më herët sot, autoritetet e Qipros njoftoi zbulimin e rasteve me llojin e mutuar./iconstyle