Mund të jenë çifti i parë i ‘Për’puthen’, por Tea do t’ju zhgënjejë me këtë VEPRIM ndaj Andit! [VIDEO] 0 91

Në Për’Puthen është dhënë një deklaratë e fortë nga një prej vajzave.

Tea deklaron se nga kjo puntatë është në emision vetëm për të njohur Andin. Pasi realizuan një takim të këndshëm katër minutësh në studio, Tea vendos se është vetëm për Andin aty.

Në takimin e shkurtër në studio, Andi i thotë Teas se është bërë temë në familjen e tij dhe e vlerësojnë shumë, ndërsa Tea thotë se tashmë ngelet t’i mbushin mendjen gjyshit të saj.

Pas kësaj, Elvisi shprehet se tërhiqet direkt dhe respekton vendimin e Teas, pavarësisht se i vjen keq, sepse mbi të gjitha është kohë e investuar me Tean.

tea.jpg

Mirëpo fansat i ka zhgënjyer një deklaratë e Teas në “After Party”-n e Luana Vjollcës, ku ajo bashkë me konkurrentët e tjerë ishin të ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN”.

Tea mes Andit dhe Elvisit zgjedhe të dy, por mes një kërcimi me Andin dhe një darke romantike me “Locon”, Elvisin ajo zgjodhi këtë të dytën.

Por çfarë është Andi për Tean?

Ajo habiti me përgjigjen duke thënë vetëm: “Një pjesëtar i “Për’puthen”!”

Po ju u habitët nga këto përgjigje të konkurrentes së njohur? Intervistën e plotë të saj në “After Party”-n e Luanës e shihni më poshtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ana Kauri thumbon konkurrenten e re të “Për’puthen” 0 5

Ola Zenelaj është konkurrentja e re e “Për’puthen”, e cila trazoi menjëherë ujërat në emision dhe “përçau” çiftin Sindi-Murat.

Gjatë këtyre ditëve janë publikuar pamje të Sindit në prapaskenë, ku është dukur tepër e prekur nga situata dhe ka shpërthyer në lot, duke iu drejtuar Muratit me fjalët “Më ke lënduar shumë”.

Ditën e djeshme u transmetua takimi i dytë i Olës dhe Muratit, ndërsa Mevlani e komentoi afrimitetin e Olës si strategji për të ndarë Muratin dhe Sindin.

Të njëjtin mendim me Mevlanin duket se ka pasur edhe Ana Kauri, ish-konkurrente e emisionit e cila nuk e ka kursyer një koment në faqen publike të “Për’puthen” në Instagram.

“Mevlani mendon se Ola bën strategji, për të ndarë Muratin nga Sindi.”- shkruhej në video, ndërsa Ana Kauri ka mbështetur mendimin e Mevlanit, duke u shprehur se tashmë ka nisur t’i kuptojë të gjitha dhe askush s’ia hedh dot më.

“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri.”- ka shkruar Ana, duke hedhur kështu një thumb për konkurrenten e re.

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.