‘Mund ta shpërbëjnë strukturën e koronavirusit me…’, ja gjetjet e studimit të ri në SHBA 0 27

Studiuesit në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT), SHBA, kanë kryer shumë studime mbi mënyrat se si mund të luftohet koronavirusi i ri.

Në këtë kuadër, ekipi ka zbuluar së fundmi se valët me ultratinguj në frekuencat e atyre që përdoren zakonisht në skanerët e spitaleve, mund të shkaktojnë shpërbërjen e lëvozhgës dhe ganxhave të virusit.

Proteina në formë gozhde që vesh nga jashtë koronavirusin e ri, është përbërësi i virusit që bllokon qelizat e shëndetshme dhe që shkakton pushtimin nga ARN-ja virale.

Studimi është kryer nga Departamenti i Inxhinierisë Mekanike në MIT, dhe sugjeron se virusi që shkakton sëmundjen e Covid-19, mund të jetë i ndjeshëm nga dridhjet tejzanore brenda frekuencës së përdorur në imazhet diagnostike mjekësore.

Në simulimet e kryera në laborator, ekipi modeloi reagimin mekanik të virusit ndaj operacioneve nëpër një gamë të frekuencave me ultratinguj.

Ata zbuluan se dridhjet në shkallën midis 25 dhe 100 Megahertz, shkaktuan brenda një fraksioni të sekondës çarjen e“lëkurës” së virusit dhe proteinës së tij të jashtme.

Simulimet zbuluan se virusi do të shpërbëhej në ajër dhe ujë në të njëjtën frekuencë.

Gjithsesi, MIT thekson se rezultatet e këtij studimi janë paraprake, dhe bazohen në të dhëna të kufizuara në lidhje me vetitë fizike të virusit.

Por pavarësisht nga kjo, studiuesit thonë se gjetjet janë treguesi i parë se trajtimi me bazë ultratingujt, mund të përdoret për të luftuar koronavirusin e ri.

Shkencëtarët kanë ende shumë punë për të bërë, pasi duhet të përcaktojnë se si mund të përdoren ultratingujt,dhe sa efektiv do të ishin ato në dëmtimin e virusit brenda trupit të njeriut.

Ekipi i Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, përdori koncepte të thjeshta për mekanikën dhe fizikën e trupave të ngurtë, për ndërtimin e një model gjeometrik dhe llogaritës të strukturës së virusit. Modeli në fjalë u bazua mbi informacionin e kufizuar që ekziston në literaturën shkencore, duke përfshirë imazhe mikroskopike të lëvozhgës dhe thumbave të virusit.

Në modelin e ekipit, virusi ishte një guackë e hollë elastike e mbuluar nga rreth 100 thumba elastik. Studiuesit theksojnë se vetitë e sakta fizike të koronavirusit janë ende të paqarta, teksa në studim u simulua sjellja e strukturës së thjeshtë të virusit. / Slashgear – Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta i përgjigjet Ramës: Bablok, shqiptarët e dinë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë. Përgjigjen e merr më 25 prill 0 1

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me incidentin e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, një nga aktivistët e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni.
Në lidhje në rastin në fjalë, Rama tha se incidenti s’ka prapavijë politike dhe shtoi se autori, Ndriçim Jonuzi (Tahiri) është militant i PD.

Por në një foto, të publikuar nga presidenti, autori, së bashku me dy personazhet që dyshohet se kanë qenë në pranishëm në ngjarje, Markel Shtylla dhe Dorjan Troplini, shihen në duke drekuar së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kavjaës Redian Krali dhe funksioanrë të tjerë të PD në Kavajë.

Sakaq, Meta i shtron disa pyetje kryeministrit ku i rendit disa nga skandalet që është përfolur PS ndër vite dhe i shkruan: “Unë do të shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri”.

 

 

“Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?
Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?
Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më

25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!

Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian!

Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!”, shkruan Meta.

NASA zgjedh SpaceX për misionin e ardhshëm në Hënë 0 9

NASA ka zgjedhur SpaceX për të dërguar astronautët e ardhshëm amerikanë në Hënë, për herë të parë që prej vitit 1972, njoftoi agjencia hapësinore duke i dhënë një fitore të madhe kompanisë së Elon Musk.

Kontrata prej 2,9 miliardë dollarësh përfshin anijen hapësinore Starship, që është testuar në një qendër të SpaceX në Teksas.

“Sot, jam shumë entuziast dhe ne jemi shumë entuziastë të njoftojmë se ne i kemi dhënë SpaceX zhvillimin e sistemit tonë të uljes në Hënë”, deklaroi Lisa Watson-Morgan, përgjegjëse për këtë program në NASA.

SpaceX nxori kompaninë Dynetics dhe Jeff Bezos Blue Origin dhe u bë furnizuesi i vetëm i sistemit, një shkëputje nga e kaluara pasi NASA shpesh zgjidhte kompani të shumta nëse një dështonte.

Sipas analistëve të industrisë, ky vendim konsolidon kompaninë e Elon Musk, krijuar në 2002 me synimin për të pushtuar Marsin, në vend të partnerit të privilegjuar të NASA-s në sektorin privat.

SpaceX kaloi Dynetics dhe kompaninë Blue Origin, të Jeff Bezos dhe u bë i vetmi furnizues i sitemit, një shkëputje nga e kaluara pasi NASA zgjidhte shpesh disa kompani në rast dështimi të një prej tyre.

Sipas analistëve të industrisë, ky vendim konsolidon kompaninë e Elon Musk, krijuar në 2002 me synimin për të pushtuar Marsin, në vend të partnerit të privilegjuar të NASA-s në sektorin privat.