“Mori dy shishe birre për të më goditur”, burri 36-vjeçar tregon kalvarin e vuajtjeve dhe dhunën e ish-gruas: Më tradhtonte me kë t’i dilte para… 0 29

Nga dashuria mes njohjes dhe pëlqimit e deri te tradhëtia e divorci. Kjo ishte historia që u rrëfye sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24. Kjo është historia e një çifti që dhembë po aq sa braktisja e dy fëmijve që erdhën në jetë e janë krejtësisht të pafajshëm.

Gersi u njoh me ish-bashkëshorten nëpërmjet shkuesit, por kjo njohje nuk përfundoi ashtu si e mendonte. Pas martesës erdhën në jetë dy fëmijë që sot janë 11 dhe 6 vjec.

Gersi tregon se martesa me ish-bashkëshorten u bë në vitin 2006-të. Pas 6-të vitesh erdhi në jetë fëmija i pare. Kur djali mbushi 3-vjeç bashkëshortja largohet nga shtëpia duke krijuar një marrdhënie tjetër duke qënë në martesë ligjore me mua. 36-vjeçari rrëfen kalvarin e gjatë të martesës së tij si dhe tradhëtitë e njëpasnjëshme të cilat e rrënuan atë shpirtërisht.

Për herë të dytë bashkëshortja e tradhëton me komshiun me të cilin është edhe sot. Pasi lindi dy fëmijë me Gersin i braktis dhe largohet me komshiun, me të cilin do të bëhet edhe nënë.

Por ngjarja u bë edhe më tragjike pasi ish-bashkëshortja shkoi dhe e dhunoi Gersin në ambientet e punës.

“Unë jam dhunuar nga ajo në ambientet e punës në maj të 2020-ës. Ajo erdhi aty te servisi dhe më gjuajti me grushta dhe mori dy shishe birre për të goditur, ndërhyri aty një dëshmitar. Unë vetëm e kam pështyrë atë dhe kurrë nuk e kam goditur. I kishin thyer xhamin e makinës dhe kjo më kishte akuzuar mua, më thirri i plotfuqishmi i zonës dhe më pyeti për atë natë. Por unë nuk e kam bërë këtë gjë, akuzoi mua dhe nipin tim. Ajo arrinte deri aty sa detyronte djalin e madh që t’i shkruante dashnorit të vet sepse vet nuk shkruante, nuk dinte. Ajo kurre nuk ka kërkuar me mirkuptim fëijët, një herë në 11 të natës më telefonoi duke më thënë më sill djalin se do vras veten, i hipa makinës dhe ja çova por ajo e tronditi djalin me atë që po i thoshte sepse i pohoi se mami dhe dy muaj jetë kam. Nuk di çfarë njeriu është ajo por ajo nuk jep asnjë detyrim, ajo më futi në burg dhe nuk mendoi kurrë për ata fëmijë. Ajo po t’i donte fëmijêt i kërkonte, unë nuk ja kam ndalur kurrë. Unë jam akuzuar nga bashkëshortja por nuk i kam ushtruar dhunë asaj vetëm e kam pështyrë. Unë lajmërova policinë e cila ka ardhur pêr 3 minuta por zgjati sherri se nuk mund të bëja të gjitha veprimet.’ tha Gersi.

“Djali gjithnjë ka vuajtur me këtë martesë shumë pasi që në momentin e parë unë nuk kam dëshiruar që ta kisha nuse djali sepse kisha dëgjuar shumë fjalë për këtë. Mirëpo unë duhet të mbyllja gojën dhe ta pranoja, por ajo vetëm debate dhe sherre bënte, fëmijët i gjuante i dhunonte pasi në këtë martesë erdhën në jetë dy fëmijë. Por ajo i ka braktisur të dy fëmijët dhe nuk kujdeset apo shqetësohet për më shumë se dy vite. Nuk di si një nënë nuk merakoset për fëmijët, ajo shkoi te vendi punës së djalit dhe e dhunoi pasi pretendonte se i ishte thyer xhami i makinës së saj dhe akuzonte djalin. Ajo fëmijët i ka për t’i takuar ditë të diele, por ajo nuk ka shkuar kurrë atë ditë.’- tha Shpresa nëna e Gersit.

‘Ajo erdhi aty te ambienti i punës, filloi me të sharë dhe me ta goditur. Nuk mund ta ndaja sepse nuk mund ta kapja nga krahu, por një ish-polic kaloi aty rastësisht dhe e kapi prej krahu dhe e nxorri jashtë, kjo zgjati rreth 20 minuta. Gjendja mund të ishte eshe më serioze nëse nuk do të kalonte aty ai polici.’ u shpreh një dëshmitar në ngjarje.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vjedhja e të dhënave nga E-Albania 0 4

Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e të dhënave personale nga ana e Partisë Socialiste, duke shfrytëzuar sipas saj të dhënat e portalit shtetëror e-Albania, për qëllime të fushatës elektorale.

Në lidhje me këtë denoncim të PD-së ka reaguar edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili e konsideron një akt të shëmtuar, i cili kalon përtej zgjedhjeve.

Shehi shprehet se ky është si një lloj “Big Brotheri” ky qytetarët janë të vëzhguar si me kamera sigurie

Një akt shumë i shëmtuar. Jo se nuk janë bërë në zgjedhjet e kaluara, vjedhje e të dhënave, impenjim për të hyrë në privatësinë e tjetrit për të kuptuar se për këtë voton. Gjithmonë kemi pasur vullnetarë që i bien derës nëpër apartamente, nëpër shkallët e pallateve dhe besoj se i njohin të gjithë nëpër lagje. Mirëpo ishin njerëz vullnetarë të partisë që diheshin se kush ishin. Ndërsa sot këtu merren nga zyrat e shtetit të dhënat personale, me të cilat mund të bëhen lloj lloj pisllëqesh.

Këto merren se zotit Rama dhe bandës së tij i ka hyrë frika finale që këtu nuk ka më asnjë shpresë dhe duan të kontrollojnë çdo votë. Ky është një rrjet që janë të përzierë këto institucione që duhet të ruajnë votat e shqiptarëve, shqiptarë të tjerë që janë drejtorë administratash që e shpërndajnë këtë punë, vullnetarët që disa nga dëshira dhe disa nga halli dalin me listë në dorë për t’i certifikuar këto të dhëna që janë apo s’janë të vërteta, që më pas të mendojnë se si do t’i gënjejnë dhe blejnë qytetarët.

Kjo është shumë e rëndë, kalon përtej zgjedhjeve. Ky është një Big Brother, sikur të na vënë një kamera te kuzhina, te dhoma e gjumit ta dinë se çfarë flasim dhe çfarë bëjmë. Është një shkelje ligji shumë e rëndë që duhet të merren hetues, prokurorë”, u shpreh Shehi.

Pse SHBA është kundër “pasaportës së vaksinimit” 0 4

Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se nuk do të përfshihet në sistemin kombëtar për “pasaportën e vaksinimit”, duke ia kaluar barrën kompanive private për të zbatuar mekanizmat, që njerëzit të provojnë se janë të vaksinuar për udhëtime dhe aktivitete të tjera.

Por, përse amerikanët janë të ndarë për pasaportën dixhitale që do të tregonte nëse janë të vaksinuar apo jo?

Çertifikata e vaksinimit është çështje e debatueshme në Shtetet e Bashkuara. Madje, disa guvernatorë republikanë kanë lëshuar urdhëra ekzekutivë që i ndalojnë ato në shtetet e tyre.

“Amerikanët shpesh janë shumë skeptikë për idenë e çdo gjëje që vihet nën pushtetin e qeverisë federale. Ata thonë se ky lloj centralizimi bie ndesh me privatësinë ose lirinë,” thotë Jeffrey Bennet, profesor për shëndetin dhe komunikimin në Universitetin Vanderbilt.

Administrata Biden po i nxit kompanitë private që të ofrojnë zgjidhjet e tyre, ndërsa do të japë udhëzime për të përmbushur standarde të caktuara, përfshi qasjen dhe përballueshmërinë.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër idesë së pasaportës së vaksinimit për udhëtime mes vendeve. Margaret Harris është zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.