Momenti kur Dua Lipa shpërthen në të qara pasi mësoi se është nominuar për 6 çmime Grammy! 0 51

Një lajm tepër i bukur erdhi sot nga Dua Lipa e cila së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021.

Dua Lipa është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia,  “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start now, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain

Së fundmi, ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku e përshkuan këtë lajm si “çmenduri” dhe të pabesueshëm.

Po ashtu, autorja e hitit “New rules” ka shpërndarë edhe video nga momenti kur ka mësuar lajmin e madh, ku edhe ka shpërthyer në të qara nga gëzimi.

Nuk më duket e vërtetë!!!!! 6 nominime GRAMY !!! Çfarë jete !!!! NUK MUND TA BESOJ !!! 6 !!!!! Zemra ime po rreh fortë dhe jam në shok total! Kam ngrirë !!!!!! Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen! FALEMINDERIT @RECORDINGACADEMY !!!!!!!!!
Duhet të pushojë pak që të mbledh veten !!!!Future nostalgia forever”- shkroi ajo në Instagram.

 

Kujtojmë se në 2019 Dua ka shkruar historinë pasi është bërë shqiptarja e parë që rrëmben dy çmime “Grammy”.

Artistja jonë fillimisht fitoi në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. Po ashtu, triumfoi edhe në një ndër kategoritë më të mira të ceremonisë, atë të kategorisë “Artistja e re më e mirë”.

Grammy do të transmetohet më 31 janar 2021, nga ora 20:00-23:30 nën moderimin e Trevor Noah. Të nominuarit u njoftuan sot, më 24 nëntor, në një ceremoni virtuale ku morën pjesë Dua Lipa, Imogen Heap, Lauren Daigle, Mickey Guyton, Yemi Alade, Nicole Benedetti, Pepe Aguilar, Sharon Osbourne etj./iconstyle.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 7

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.

Jo vetëm ‘Përputhen’, ja në cila projekte do i shohim tani Andin 1 dhe Andin 2 0 8

Andi Shehi dhe Andi Artani u bënë të njohur nga pjesëmarrja e tyre në “Përputhen”, ku të dy morën vëmendje. Andi 1 me historinë me Tean dhe Andi 2 me historinë me Jasminën.

 

Por ata nuk i bashkon vetëm “Përputhen”. Të dy jashtë programit, janë edhe modelë e së fundmi kanë marrë pjesë në dy videoklipe të këngëtareve shqiptare.

 

Andi 1 është shfaqur në videoklipin e Shkenda Dubovës me titull “Si dikur”.

 

Ndërsa Andi 2 do të shfaqet në klipin e ri të Diona Fonës “Sheqer”.