”Mjeshtër i Madh” për 7 ish-futbollistët e Tiranës, Meta: Emblema të sportit, e lartësuan emrin e Shqipërisë 0 29

Presidenti Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë për vlerësimin me titullin e lartë ”Mjeshtër i Madh” 7 ish-futbollistët e Tiranës duke nisur nga Osman Mema, Bedri Omuri deri tek Krenar Alimehmeti e Mirel Josa.

Meta thotë se këta futbollistë kanë falur emocione të paharruara dhe kanë arritur rezultate të larta me shumë punë e sakrificë.

Ai thotë se ata janë emblema të sportit në burim të përhershëm krenarie dhe frymëzim për gjeneratat e reja të futbollistëve.

STATUSI NGA ILIR META
Në vijim të nderimeve, me rastin e 100-vjetorit të KF Tirana, pata sot kënaqësinë e madhe të vlerësoja disa nga futbollistët më të spikatur të këtij ekipi, të cilët me lojën dhe shpirtin e tyre të garës kujtohen me shumë dashuri nga të gjithë sportdashësit bardhë e blu⚪🔵 dhe kuq e zi.🔴⚫
Vlerësova me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”:
Futbollistin Osman Mema, anëtarin e dinastisë së familjes së futbollit Mema, familje, e cila ndër vite ka nxjerrë futbollistë cilësorë e njerëz mjaft të respektuar. Osman Mema ka qenë një lojtar brilant, një mbrojtës i shkëlqyer i dinjitetit njerëzor, i vlerave sportive, qytetare dhe demokratike;
Mesfushorin e shkëlqyer Bedri Omuri me aftësitë e tij të spikatura kudo në fushën e blertë, një lojtar profesionist i klasit të lartë, që nga mbrojtja e deri golashënues befasues;
Të palodhurin dhe “mbretin” e krahur të djathtë, shpirtin e skuadrës dhe të krosimeve preçize, sidomos drejt Mingës dhe Kolës, mjeshtrin e topit, Millan Baçi;
Golashënuesin e spikatur, mësuesin dhe trajnerin e palodhur Edmond Gëzdari;
Futbollistin e talentuar, të palodhur, të paepur, lojtarin korrekt dhe trainerin kampion Mirel Josa;
Lojtarin e niveleve të larta, me një kontribut të çmuar në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, Artur Lekbello apo siç e kemi njohur të gjithë, Tushen;
Mbrojtësin energjik, lojtarin e sukseshëm dhe kapitenin e jashtëzakonshëm skuadrës Krenar Alimehmeti.
Mirënjohje për emocionet e paharruara dhe për rezultatet e larta të arritura me shumë punë, përkushtim e sakrifica, që e lartësuan emrin e Shqipërisë në arenat ndërkombëtare sportive, dhe i shndërruan këto emblema të sportit tonë në burim të përhershëm krenarie dhe frymëzimi për gjeneratat e reja të futbollistëve tanë. ⚪🔵⚽🇦🇱/B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mesazhi i parë i Janullatos pas daljes nga spitali: Dashuria, gjëja më e vyer që ekziston në botë! (Ja politikanët që përmend) 0 5

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka fituar betejën me virusin e rëndë Covid-19, pas disa ditësh i shtruar në një spital të Athinës, në Greqi. Ai ka lënë sot spitalin, ndërsa Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë thekson se Janullatos do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë.

Në mesazhin në “Facebook” të publikuar nga Kisha Autoqefale, Kryepeshkopi Janullatos shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, ndërsa falënderon Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi Anastas del nga Spitali
Falënderimet e tij të përzemërta
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas një trajtimi mjekësor dymbëdhjetëditor në Pavijonin e Terapisë Intensive të Spitalit “Evangelismos”, do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë.
Duke lavdëruar Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë, Kryepiskopi shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, nën drejtimin e profesoreshës znj. Anastasia Kotanidhu.
Fortlumturia e Tij falënderon nga thellësia e zemrës për urimet vëllazërore shumë të vyera Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun Ekumenik, z. Vartholome; Fortlumturitë e tyre, patriarkët e Aleksandrisë, z. Theodhor; të Antiokisë, z. Joan; të Jeruzalemit, z. Theofil; të Moskës, z. Kirill; Fortlumturitë e tyre, Kryepiskopin e Qipros; z. Krisostom dhe të Athinës, z. Jeronim, si edhe shumë hierarkë të tjerë të shtrenjtë. Kryepiskopi falënderon ngrohtësisht Hirësinë e Tij Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman, Kryegjyshin Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvin Mitropolitan të Shkodrës, Mons. Anxhelo Masafra.
Ai shpreh falënderime të ngrohta për mbështetjen e ngrohtë të Shkëlqesive të tyre, për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta; për Kryeministrin, z. Edi Rama; për Presidenten e Republikës së Greqisë, znj. Ekaterini Sakelaropulu; Kryeministrin, z. Kiriako Mitsotakis; për ish-presidentët e Republikës së Greqisë, z. Prokopi Pavlopulos dhe z. Kristo Sarcetakis; për kryetarin e Opozitës Parlamentare, z. Aleksi Cipras; për ish-kryeministrin, z. Andonis Samaras; për ministrat z. Niko Dendias dhe Miltiadhis Varvitsiotis; për z. Miki Theodhoraki, për Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi; për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj; për kryetarin e PBDNJ-së, z. Vangjel Dule; për gazetarë shqiptarë dhe grekë.
Gjithashtu, falënderon me të gjithë zemrën miqtë e panumërt, klerikë dhe laikë, të njohur dhe të panjohur, që e mbështetën me lutjet e përzemërta dhe me shprehjet spontane të dashurisë së tyre gjatë kësaj kohe.
Pjesëmarrja e heshtur në vuajtjen e popullit të Perëndisë ndihmon në mënyrë mistike në arritjen e kohezionit social. Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. Dashuria është gjëja më e vyer që mund të ekzistojë në botë.
Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë
Tiranë, 23 nëntor 2020 //B.W

Sektori i vizave dhe pasaportave, ambasada e Gjermanisë tjetër njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë 0 4

Ambasada Gjermane Tiranë njoftoi qytetarët se prej kësaj të hëne sektori i vizave dhe pasaportave është hapur sërish me kapacitet të kufizuar.

“Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime”, sqaroi ambasada.

Po ashtu, Ambasada shprehet se këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesvee dhe të punonjësve.

“Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse”, përfundon njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë.//B.W