Mjeku largohet nga takimi me ministren? Kolegia shpjegon situaten 0 32

Në një takim të zhvilluar mes mjekëve të Infektivit, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kreut të OBSH-së në Europë, Hans Kluge, duket se ka ndodhur një situatë e çuditshme.

Teksa ministrja ka mbajtur fjalën e saj, shfaqet mjeku, Dhimitër Kraja, i cili ka tentuar të largohet nga takimi për t’u futur në ambientet e spitalit.

Ai është ndaluar nga mjekja, Ariana Strakosha, e cila e kap nga krahu për ta kthyer sërish në takim. Mjeku më pas nuk largohet por qëndron në rresht të dytë.

Ndërkohë pas kësaj situate, vetë mjekja ka reaguar në rrjetet sociale duke deklaruar se e ka tërhequr mjekun, Dhimitër Kraja, në shenjë respekti për shkak se ai zgjedh të rrijë në vend të dytë prej modestisë.

“E dimë të gjithë modestinë e të mrekullueshmit profesor Lulit që edhe pse është punëshumë, zgjedh gjithmonë të qëndrojë në rresht të dytë. E unë duke e ditur se ku e meriton të jetë i thashë të dilte në radhë të parë. Kaq ka qenë, shenjë respekti të nderuar zotërinj që sajoni lajme, shenjë respekti”, shkruan ajo./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tërmeti tragjik/ Varhelyi publikon pamjet e trishta nën rrënoja: BE vazhdon të jetë pranë Shqipërisë, rindërtimi transparent 0 9

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, jep një mesazh në 1-vjetorin e tërmetit tragjik që tronditi Shqipërinë, teksa publikon publikon pamje të trishta nga rrënojat dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.

Varhelyi shkruan se edhe pas një viti Bashkimi Evropian vijon të qëndrojë pranë Shqipërisë, duke ndihmuar në rindërtimin e shkollave dhe vendeve të trashëgimisë kulturore, të dëmtuara nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

“Një vit pas tërmetit shkatërrues në nëntor 2019 në Shqipëri dhe pas solidaritetit të madh të treguar në Konferencën e Donatorëve të organizuar nga Komisioni Evropian në shkurt, Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë, për të rindërtuar shkollat dhe vendet e trashëgimisë kulturore. E rëndësishme është që rindërtimi pas tërmetit ndjek parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe ndërtimit më të mirë”, thekson komisioneri.

 

(BalkanWeb)

Kiara e bëri zgjedhjen e saj “Liqeni i Butrintit apo i Ohrit”? cfarë nënkuptoi ajo me përgjigjen e saj ?! 0 13

Moderatorja Kiara Tito ishte një ndër të ftuarat e të shtunës që lamë pas në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Ashtu siç dihet tashmë, secili prej të ftuarve merr pjesë në afterparty-n pas emisionit, ku përballet me pyetje pikante të cilave duhet t’i përgjigjet.

Kësaj here, pyetjet Kiarës ia bëri mikesha e saj e ngushtë, moderatorja Liesa Haxhiasllani.

Kiara s’mund t’i shpëtonte kurrësesi një pyetjeje lidhur me këngëtarin Butrint Imeri, me të cilin është përfolur aq shumë për një lidhje por nuk e ka pranuar kurrë.

Në fakt, pyetja që iu bë ishte me spec, pasi Kiara u vu përballë zgjedhjes:

“Më i bukur liqeni i Butrintit apo i Ohrit?”

“Të dy të bukur janë”- u përgjigj ajo, por e pyetur se ku ka kaluar më mirë, ajo theksoi atë të Ohrit.

Me këtë përgjigje, moderatorja nënkuptoi edhe një mesazh për të gjithë kuriozët, duke lënë të kuptohet se Butrinti është “e shkuar e harruar”, të cilën s’preferon ta rikthejë më në jetën e saj, pasi nuk ka kaluar “edhe aq mirë”.