
Në ditën e Krishtlindjes kryeministri Edi Rama, vizitoi mjekët e Covid-1, për të cilët tha se do të jenë të parët që do të vaksinohen. Kreu i qeverisë u shpreh optimist se ky proces do të kryhet shumë shpejt,ndonëse nuk dha një datë fikse, Rama theksoi se dozat e para do të mbërrijnë shumë shpejt në vendin tonë.
“Jam shumë i kujdeshëm me fjalët por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje me disa komponentë për vaksinën. Kështu që në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para, që sigurisht janë për ju. Ju do vaksinoheni shumë shpejt, cështje javësh besoj. Është në fakt situatë shumë e vështirë edhe për faktin se këto vendet e mëdha dozat që po marrin janë shumë më pak nga sa kishin parashikuar, sepse baza prodhuese SHBA, presidenti i SHBA ka vendosur ndalimin e eksportit të cdo doze, kështu që pjesa tjetër e bazës që është jashtë SHBA, ka më pak doza dhe për fillimin është problem.
Unë kam folur me disa kryeministra këto ditë dhe ata ende spo i thonë publikisht shifrat sepse janë shumë më pak se cfarë kishin premtuar edhe ata, jo sepse s’kishin informacion por informacioni ka ndryshuar për shkak të dinamikës. Ne jemi në komunikim me disa nga shtetet sepse tani marrëveshjet bëhen shtet me shtet dhe pavarësisht marrëveshjes me kompnatinë, me Pfizerin, jemi shumë afër marrëveshjes me Astrazeneca, që besoj do të bëhet brenda këtij viti.
Edhe me ‘Modernën’ jemi në diskutim. U fol këtu për Maqedoninë e Veriut, përshembull, po ato janë 100 doza që Bullgaria ka deklaruar se do të japë, për Maqedoninë e Veriut njësoj si për ne. Ne nuk e kemi deklaruar këtë gjë se e para, është një shprehje dashamirësie po nuk është fakt, e dyta s’kemi dashur të bëjmë fjalë, por jemi shumë afër dhe kemi shumë besim që për ekipin e infektivit që do të jetë i parë që do të vaksinohet do të jetë shumë shpejt.” tha Rama.
(BalkanWeb)