Mitingjet, vendimi më 2 mars/ Kushtetuesja cakton datën për ankesën e Fatmir Mediut 0 23

Ne datën dy mars shtatë gjyqtarët kushtetues do zbresin ne këtë sallë për të dëgjuar partinë republikane që kërkon shfuqizimin e aktit normativ që ndalon tubimet dhe sjell pasojë sipas kërkuesit në fushatën e zgjedhjeve të 2021.

Kjo çështje është shqyrtuar me prioritet nga gjyqtarët kushtetues që do dëgjojnë palët për një padi që lidhet direkt me fushatën zgjedhore dhe zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Por kjo seancë do të mbahet duke iu bindur masave anticovid në fuqi, që do të thotë se ne salle nuk do lejohen me tepër se 10 dhjete persona. Procesi si edhe 6 seancat e tjera plenare qe janë njoftuar te shqyrtohen ne shkurt do të zhvillohet pa praninë e publikut. Megjithatë burime te T. Ch pohojnë se transparenca do te garantohet duke i formuar medias aksesimin virtual te seancës, siç po veprohet prej muajsh edhe nga institucione te tjera.

Burimet shtojnë se palët janë njoftuar qe te dërgojnë vetëm nga një përfaqësues qe duhet te respektoje distancën dhe te mbaje me barriere mbrojtëse. Gjate muajit dhjetor, pak përpara se partitë politike te përfshiheshin nga ethet e fushatës, partia republikane e kryesuar nga Fatmir Mediu goditi ne Gjykatën Kushtetuese vendimmarrjen e komitetit teknik te eksperteve qe ndalon grumbullimet. Ky urdhër konsiderohet nga partia republikane si antikushtetues dhe i njëanshëm, pasi dëmton fushatën elektorale dhe i vendos partitë politike ne kushte te pabarabarta elektorale.//T.Ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shumë pranë nesh, njihuni me qytetin evropian që nuk e “njeh” COVID-in 0 9

Ndonëse thuajse e gjithë bota është pushtuar nga pandemia e COVID-19, një qytezë e vogël në Itali nuk ka regjistruar asnjë rast me virusin, që prej shpërthimit të saj.

Bëhet fjalë për Bolognola-n, një qytet i vogël në rajonin e Marche dhe që autoritetet thonë se nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirs.

Qyteza, ndodhet midis maleve të Sibillini, i njohur dhe si një vend ku zhvillohet sporti i skive. Këtë fakt, kryebashkiaku i qytetit, Cristiana Gentili, e quan si një sukses grupi.

Ai thotë se qytetarët, bizneset, restorantet, kanë ëbrë punën e tyre dhe kanë respektuar masat, por megjithatë, ai pranon se kanë pasur dhe pak fat.

“Nga java e ardhshme do shpalosim programin”, Veliaj: PD, qartazi një parti e djathtë që punon vetëm për një elitë 0 7

Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherazi drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj tha se nga java e ardhshme Partia Socialiste do të shpalosë programin e saj për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Real Story” në News24, Veliaj foli për dallime thembësore mes programeve të PD dhe PS. Ai tha se PD është qartazi një parti e djathtë që punon vetëm për një elitë.

“Jam shumë i qartë për dallimet tona thelbësore tek programi. Për 100 mijë biznese të vogla taksa është zero. Kur Lulzim Basha del i patokëzuar me realitetin shqiptar, këtu ka diçka që nuk shkon. Kur pasi i kam dëgjuar dhe na janë bërë veshët pipëz, oligarkët, oligarkët dhe pastaj çon taksën 9%.
Për çunat këtu sot e kanë taksën 3%, propozimi i Lulzim Bashës ia trefishon taksën. Lekë për të mbushur kartën për të parë Interin dhe Juven nuk do kenë më. Kjo është qartazi një parti e djathtë që punon vetëm për një elitë.
Pyetja është oligarku shqetësohet nga fjalimet apo taksat. Taksa 15% na mundëson të financojmë kopshtet, çerdhet, shkollat, kush do i financojë gjyshet apo çunat që punojnë këtu. Taksimi i ndershëm është pastrueset, banakieret, kamerierët 0. 2-3% kameramanët, taksa 9% për të gjithë duket si një barazim për të gjithë por 9% i miliarderit me 9% e pastrueses është diferencë shumë e madhe. Prek menjëherë shportën ushqimore. Ky është një dallim shumë i madh i së djathtës dhe të majtës. Kur flet e djathta për kreditë e buta… këta e kishin mundësinë ta implementonin këtë. E keni parë listën, zv.ministra, deputetë, gardistë të 21 janarit. E djathta dhe kur do të jetë populiste, kopjon, kopjon keq ose flet për gjëra që janë bërë. TVSH-ja për turizmin ka 3 vjet 6%. Duke qenë se steka është ulur kaq shumë nga opozita, nuk do të thotë që duhet ta ulim dhe ne. Nga java e ardhshme do shpalosim programin tonë. Progresioni ynë i rrogave do duhet të kapë këtë që quhet mesatare e re sot dhe kryeministri e ka thënë hapur që këtë do të bëjmë”, deklaroi Veliaj.