Misteri i zhdukjes së shqiptares në Greqi, zbulohen detaje të reja, hetuesi: Dikush i ka fshirë të dhënat nga adresa elektronik 0 39

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, Artemis Vasili.
Sipas medias greke, Ethnos, Vassilis Georgopoulos një hetues në fushën elektronike, ka studiuar adresën e saj të emailit dhe ka zbuluar se dikush i ka fshirë të dhënat.
Ai ka thënë, se pasi është autorizuar nga familja ka marrë telefonin të cilin e kishte të lidhur më imalin e saj, por aty ka zbuluar se çdo e dhënë që mund të ishte e dobishme për hetimet ishte fshirë.

“Familja, më autorizoi të hetoj dy adresat e postës elektronike dhe një tabletë të përdorur nga Artemisa, në mënyrë që të gjej gjurmët e saj. Vajza e kishte lidhur celularin me gmail-in e saj. Në hetimin tim, unë zbulova se dikush fshiu të gjitha gjurmët elektronike nga llogaria e saj, të gjitha të dhënat kanë qenë të rëndësishme për hetimet,”-ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka shtuar se proceduar e kërkimit duhet të fillojnë sa më shpejt.

“Procedurat duhet të fillojnë menjëherë nga autoritetet kompetent të policisë, sepse kanë kaluar pesë muaj që nga zhdukja dhe në gjashtë prej këtyre dosjeve po fshihen,”-ka thënë ai. 

Ndërkohë, mësohet se kërkimi për ta gjetur po zhvillohen dhe nga grupe vullnetare.

“Vullnetarët do ndahen në tre grupe dhe do kërkojnë në disa pika referimi që mendohet se mund të shkonte. Edhe grupet e shpëtimit  vullnetarë të OFKATH do të marrin pjesë në operacion, si dhe Silver Alert, i cili do të kërkojë me një dron nga ajri për të pasur një pamje të plotë “, tha hetuesi privat, George Tsoukalis, por pa ndonjë informacion shtesë pas përfundimit të hulumtimit të tij.

Artemisa Vasili është zhdukur në 19 Tetor, ajo u largua nga shtëpia për të shkuar për një intervistë pune në Peania, por askush nuk e ka parë më prej asaj kohe. Autoritetet e policisë po kontrollojnë tërësisht çdo provë që misteri i zhdukjes të zgjidhet së shpejti. Ndërkohë që familja bënë thirrje që kushdo që munda ta ketë parë të lajmëroj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!

Horoskopi për ditën e sotme, 17 qershor 2021 0 11

Dashi
Ndarja e lumturisë me të tjerët do t’ju mbushë me energji pozitive. Ju mund të bëni para shtesë sot, nëse luani “kartat” si duhet. Sjellja e ashpër e fëmijëve do të krijojë vetëm pakënaqësi. I dashuri/e dashura juaj mund të kërkojë diçka nga ju sot, por ju nuk do të jeni në gjendje të përmbushni dëshirat e tij/saj.
Demi
Do keni një diskutim rreth investimeve financiare dhe kursimeve me anëtarët e tjerë të familjes sot. Këshillat e tyre do të provojnë se janë të dobishme në përmirësimin e situatës tuaj financiare. Shumica e çështjeve që kanë të bëjnë me jetën personale do të jenë nën kontroll.
Binjakët
Mundësitë e reja për të bërë para do të jenë fitimprurëse. Udhëzimet e dikujt do të përmirësojnë një marrëdhënie në jetën tuaj. Entuziazmi dhe natyra juaj inovative do t’ju falë një ditë mjaft argëtuese.
Gaforrja
Praktikimi i meditimit do t’ju mbushë me energji. Fitimet në biznes mund të sjellin gëzim në fytyrat e shumë tregtarëve dhe biznesmenëve sot. Dikush që i besoni mund të mos ju tregojë gjithë të vërtetën për një çështje të rëndësishme. Aftësia juaj për të bindur të tjerët do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet e ardhshme.
Luani
Mënyra logjike e të menduarit të një shoku do t’ju inkurajojë të zgjidhni një problem. Shqetësimet në lidhje me paratë mund të zgjidhen sot dhe ju do të shijoni një stabilitet financiar. Ditë e mirë për të komunikuar me njerëz të cilët i takoni rrallë.
Virgjëresha
Pavarësisht një dite të vrullshme, ju përsëri do të jeni në gjendje të mblidhni energjitë. Sot ju mund ta kaloni pjesën më të madhe të kohës me gjëra që nuk janë të nevojshme ose të rëndësishme. Ushqimi I mirë dhe romancë parashikohen për ju sot.
Peshorja
Përpiquni te mbani nën kontroll emocionet tuaja. Sot, një vëlla ose motër mund t’ju kërkojë ndihmë financiare. Mos u tregoni të pasjellshëm me kolegët tuaj. Sjellja juaj jo vetëm që do të shqetësojë kolegët rreth jush por edhe do të ndikojë negativisht në reputacionin tuaj.
Akrepi
Shmangni mbingarkesën dhe mbani nën kontroll peshën tuaj. Së shpejti do të ju të kuptoni se zemërimi dhe zhgënjimi vetëm do të prishin qetësinë tuaj mendore. Sot jeta juaj e dashurisë do të lulëzojë.
Shigjetari
Një detyrë mund të mbetet në pritje në punë dhe mund t’ju duhet të kushtoni kohën tuaj në mbrëmje, për ta përfunduar. Sot, do ta kuptoni se të gjitha zotimet e dhëna në ditën e dasmës tuaj ishin të vërteta. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj është pjesë e shpirtit tënd.
Bricjapi
Besimi në vetvete do t’ju ndihmojë për të hapur dyert që çojnë në realizimin e aspiratave tuaja. Një marrëveshje e re financiare do të finalizohet. Kushtojini kohë e duhur familjes suaj. Kaloni pak kohë cilësore me ta dhe mos i jepni askujt arsye për ankesa.
Ujori
Investimet në aksione dhe fonde të përbashkëta mund të jenë produktive për ju, për fitime afatgjata. Situata në jetën tuaj në çift do të jetë disi e paparashikueshme. Planifikoni një surprizë dhe bëjeni këtë një ditë më të bukur, të paharrueshme.
Peshqit
Do të jeni mjaft aktiv dhe të shkathët sot. Do të ndiheni të fortë dhe të shëndetshëm. Aftësia juaj për të reaguar shpejt ndaj problemeve do t’ju vijë mjaft në ndihmë sot. Mund të ndiheni të mbytur në jetën tuaj në çift për shkak të mungesës së lirisë sot.