Miratohet paketa për të mbështetur Shqipërinë për pandeminë, BE akordon 103.3 mln euro për rikuperimin ekonomik 0 28

Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë 103.3 milionë euro për rikuperimin ekonomik, duke marrë shkas nga situata e krijuar nga pandemia. Mësohet se sot Komisioni Europian ka miratuar paketën për të mbështetur vendin tonë.

Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi deklaroi se Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë. “Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë. Përballë krizës COVID-19, ne kemi bërë rregullime të fondeve ekzistuese për të ndihmuar Shqipërinë që t’i rezistojë sfidave aktuale sociale dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë, fondet e BE synojnë të mbështesin reformat kryesore që Shqipëria duhet të zbatojë për të ecur përpara në rrugën e saj Evropiane.”. 

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, theksoi se ky fond do të përballojë sfidat ekonomike dhe shoqërore aktuale dhe të ardhshmet.

“Për të përballuar COVID-19, ne bëmë rregullime të fondeve ekzistuese për të ndihmuar Shqipërinë në rezistencën ndaj sfidave shoqërore dhe ekonomike aktuale dhe ato në të ardhmen. Paralelisht, fondi synon të mbështesë reformat kryesore që duhen zbatuar për të ecur përpara në rrugën e saj. ”, -shkruan Soreca.

Ky program përfshin veprime për të forcuar shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përmirësuar kapacitetin e Prokurorit Special për Antikorrupsionin, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë. Ndër të tjera bëhet e ditur se financimet janë dhënë gjithashtu për zhvillimin e një tregu dinamik të tokës në Shqipëri, përmes krijimit të një kornize të qartë të të drejtave të pronës. Paketa gjithashtu vazhdon të mbështesë përmirësimin e kapacitetit të sektorit publik për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe bizneseve. Programi do të funksionojë si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë lokal.

BE do të vazhdojë të mbështesë pjesëmarrjen e vendit tonë në programet si Erasmus + dhe Horizon2020. Më në fund, paketa aktuale plotëson masat e tjera të lidhura me COVID-19 të vendosura për Shqipërinë nga BE, duke zgjeruar mbështetjen për bizneset dhe ekonominë e përgjithshme. /B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

557 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid gjatë 24 orëve të fundit 0 1

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë zbuluar 557 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit 12 qytetarë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë. 32 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

 

Capital T e thumboi -“Ma reper se ti është Lori” pas Mozzik reagon Loredana 0 4

Capital T ishte i ftuari i fundit i emisionit Gjoni Black, emision i moderuar nga Meriton Mjekiqi dhe nga i cili jo rrallë herë lindin pakënaqësi mes reperave të njohur.

Pas intervistës së gjatë, ashtu siç e do zakoni i emisionit, Kapo këndoi disa freestyle dhe një frazë e tij u interpretua si “thumb” për Mozzik.

E themi këtë pasi ai u shpreh: “Ma reper se ti është Lori”.

Kaq mjaftoi që fansat të aludojnë se mes dy reperave ka pakënaqësi dhe siç këtë detaj e vuri re edhe Mozzik.

Ky i fundit postoi një foto në të cilën shkruhet “Hustle baby hustle”, foto që u interpretua si një përgjigje për Capital T, si për t’i treguar që është nxituar.

Screenshot_1.png

 

Mirëpo edhe Loredana s’ka qëndruar duarkryq, pasi ajo e ka hequr nga Instagrami Kapon, ndërsa ky i fundit i ndjek të dy.