
Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë prej koronavirusit, por çka është më ‘e rëndësishme’ tek ne është se çdo ditë mësojmë gjëra të reja për virusin. në shumicën e rasteve janë për të qeshur. Së fundmi Zëvendës/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një koferencë “Për të drejtën për të protestuar”, ditën e djeshme, ka deklaruar se protestat janë ndaluar pasi qytetarët bërtasin dhe kështu përhapin virusin Covid19. Mesa duket, sipas Rakacollit, thjesht duhet të dalë një udhëzim që në protesta të mos bërtitet.
Në konferencë, avokati i popullit i bëri thirrje qeverisë të mos e mohojë të drejtën për të protestuar. Albaniareport.al