Miqësorja në “Elbasan Arena”, Shqipëria fiton ndaj Kosovës 0 22

Shqipëria ka mposhtur me rezultanin 2-1 Kosovën në “Elbasan Arena”.  Në këtë miqësore Uzuni bëri një performacë të mirë, i realizoi një gol dhe dhuroi një asist.

Uzuni i dha një asist në zonë Bekim Balajt  i cili nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë duke kaluar Shqipërinë në avantazhë.

Në pjesën e dytë po me një kundërsulm Uzuni u gjet para portierit të Kosovës duke e mposhtur lehtësisht. Beratasi duket se është njeriu i momentit tek kombëtarja.

Për Kosovën ngushtoi diferencat Vedat Muriqi me penallti teksa tashmë dy kombëtaret do të luajnë ndeshjet e fundit në grupet e Ligës së Kombeve ku do të tentojnë kualifikimin./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë se një finale, ja çfarë përfiton Shqipëria në rast triumfi ndaj Bjellorusisë! 0 8

Ndaj Bjellorusisë është më shumë se një finale, të mërkurën Edy Reja dhe të besuarit e tij luajnë ndeshjen më të rëndësishme në vitet e fundit. Fitorja e pastër 2-0 që Bjellorusia arriti kundër Lituanisë e bën këtë sfidë vetëm me një ekuacion të panjohur, i vetmi rezultat që i shërben kuqezinjtë për të marrë kreun e grupin, është fitorja. Me 10-të pikë në 5 ndeshje, Bjellorusët kryesojnë të Gripin, plus dy pikë nga Shqipëria, ky fakt e shton edhe më shumë presion pasi miqve do të mjaftonte dhe një barazim.

Grupi

Nëse Shqipëria arrin të fitoj sfidën e fundit në fazën e grupeve kualifikohet për në çerekfinale, çka do të thotë sezonin e ardhshëm kalojmë në Grupin B, rrjedhimisht me rivale më të fortë, rrjedhimisht më shumë të ardhura. Vetëm me kualifikimin për në çerekfinalet e këtij edicioni FSHF përfiton plus 1,125 milion euro. Më shumë se sa vlera ekonomike, në rast kalimi të grupit, kuqezinjtë fitojnë më shumë pikë për tu renditur një vazo më lart në kualifikueset e Botërorit 2022, të gjithë këto faktorë e bëjnë sfidën ndaj Bjellorusisë një finale që duhet fituar./B.W

Ibrahimoviç me origjinë shqiptare, e zbulon gazeta e madhe britanike 0 15

Futbollisti i famshëm suedez Zlatan Ibrahimoviç është me origjinë shqiptare, dhe ndihet krenar për “rrënjët ballkanike”.

Ylli i Milanit ka postuar në Instagram një fotografi kur ishte fëmijë, mesa duket krah gjyshit të tij, ndërsa shkruan “rrënjë ballkanike”. Por gazeta e famshme britanike “The Sun” thotë se ndër të tjera Ibrahimoviç ka edhe origjinë shqiptare.

Ibrahimoviç ka origjinë boshnjake dhe kroate. Babai i tij është Shefik Ibrahimoviç, një mysliman nga bosnja. Ndërsa mamaja, Jurka është katolike nga Kroacia, gjysmë shqiptare. Pra Ibrahimoviç është ¼ shqiptar.

Prej kohësh kanë ekzistuar teori për origjinën shqiptare të Ibrahimoviç, për shkak të të atit që është mysliman nga Bosnja, vend ku jeton një popullsi e konsiderueshme shqiptarësh, shumica e të cilëve fatkeqësisht, sot identifikohen si boshnjakë.

Gazeta britanike thotë se dy prindërit e tij emigruan në Suedi, ku u njohën dhe u martuan. Ibrahimoviç ka luajtu dhe fituar tituj me ekipe të mëdha si Paris Saint-Germain, Ajax, Milan dhe Barcelona./NewsBomb