Ministrja Balluku jep lajmin: Ecin shpejt punimet për Unazën e Madhe të Tiranës, nis asfaltimi në lotin e tretë 0 27

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se kanë ecur shumë shpejt punimet në Unazën e Madhe të Tiranës.

Balluku theksoi se në këtë zonë ka pasur problematikë me shpronësimet, duke shtuar se qeverisë i është dashur që të ndërhyjë për të zgjidhur problematikat.

Ministrja Balluku: Në këtë zonë, ka pasur problematikë me shpronësimet. Na është dashur që të ndërhyjmë që të shpronësojmë banorët. Të gjitha projektet tona janë me studime të mirfillta. Kemi shtuar korsinë e biçikletave. Ne duam që vera të jetë plot me turistë në të gjithë Shqipërinë.

Postimi i Belinda Ballukut:

Ecin shpejt punimet për Unazën e Madhe të Tiranës. Nis asfaltimi në lotin 3, pjesa Verilindore, segmenti Uzina e Autotraktorëve-Shkozë-Materniteti i Ri.\ballkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkon në 350 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri 0 4

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecen me ritme të kënaqshme ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në vendin tonë janë kryer 350 mijë vaksinime.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime.

Në total, në Shqipëri janë 24 888 qytetarë të infektuar me covid, 18 195 prej tyre janë në Tiranë.

Beyonce merr vëmendje të plotë në Miami falë veshjeve të përzgjedhura 0 3

Këngëtarja u largua në Miami gjatë fundjavës, duke sjell kështu disa kombinime mahnitëse veshjesh.

Të shtunën, ajo kishte veshur një bluzë argjendi vezulluese të kombinuar me një fund, i cili kishte një të çarë në këmbë, teksa shijonte perëndimin e diellit në jaht me miqtë e saj.

Të nesërmen, ajo veshi një fustan të shkurtër me stampime skulpture nga marka britanike Aune që përfshinte ngjyrën e gjelbër dhe gri, kombinuar me doreza të njëjta, vathë të mëdhenj ari, çantë të verdhë dhe taka të gjelbra.