Miliarderi Bill Gates zbulon pesë gjërat që duhet t’i dini për variantet e reja e koronavirusit 0 29

Variantet e ndryshme të virusit janë të pashmangshme, thotë Bill Gates i cili shpreson që herën e ardhshme njerëzimi do të jetë i gatshëm që në kohën e duhur t’i luftojë.

Miliarderi dhe filantropi amerikan në blogun e tij ka trajtuar çështjen e varianteve të reja të coronavirusit, dhe ka prezantuar pesë gjëra që njerëzit duhet t’i dinë për ta kuptuar se si këto variante komplikojnë rrjedhën e pandemisë, transmeton Telegrafi.

Gates përveç shënimeve të tij në blog, ka publikuar videon në të cilën pretendon se si njerëzit kanë përparuar mjaft në luftimin e pandemisë së coronavirusit, por që variantet e reja mund të rrezikojnë gjithçka që deri më tani është arritur.

Nëse ndonjëherë keni marrë vaksinë kundër gripit, tashmë jeni ballafaquar me variantin e virusit

Siç shkruan Zimo, Gates përsërit diçka që komuniteti akademik prej kohësh e thotë, bëhet fjalë për viruset që vazhdimisht evoluojnë dhe se variantet e tyre nuk janë një shfaqje e pazakontë – edhe pse janë shumë të dëmshëm.

Aftësia e një virusi që shkakton gripin shpejtë pëson mutacion, dhe është arsyeja kryesore pse ne tani kemi vaksinën kundër gripit çdo vit. Vaksina duhet të ndryshojë nga viti në vit, me qëllim që vazhdimisht të jetë në hap me ndryshimet e varianteve të reja të virusit.

Gates thekson se virusi ka vetëm një qëllim – të ndryshojë dhe sa herë që futet në qelizë ai e mashtron në mënyrë që të përcjell qeliza instruksionet e ARN-në së tij, për të prodhuar sa më shumë “kopje” të këtij virusi.

“Kur stacionet i replikojnë virusit, ai duhet të “kopjon” ato instruksione. Nëse ndonjëherë keni pasur orë me lëvizje të shpejta të akrepave nëpër shkolla, e dini se sa vështirë është të përcillni diçka pa bërë ndonjë gabim. Kodi për virusin që shkakton sëmundjen e COVID-19 është i gjatë se afro 30 mijë shkronja. Kjo paraqet shumë mundësi për gabime, gjë që shpesh i ndodh coronavirusit”, thotë miliarderi amerikan.

Megjithatë, ai thekson se çdo herë e më rrallë po ndodh ndryshimi, që i mundëson virusit të infektoj më lehtë njerëzit apo të shmang sistemin imunitar, kështu kur ndryshimet e virusit përhapen në popullatë, atëherë shfaqet edhe varianti i tij i ri.

Shohim se mutacionet e njëjta vazhdimisht po shfaqen, ndoshta është lajm i mirë

Derisa virusi i gripit shpejt pëson mutacione, viruset e tjerë këtë e bëjnë më ngadalë – e SARS-CoV-2 i përket pikërisht kampit të ngadalshmëve. Por, themeluesi i kompanisë Microsoft, thotë se coronavirusi është dy herë më ngadaltë sesa virusi i gripit.

Edhe pse duket se mutacionet e reja shpesh shfaqen, Gates thotë se është si rezultat i qarkullimit të lartë të virusit në botë. E posa të bien numrat, sipas Bill më rrallë do t’i shohim variantet e reja.

“Mutacionet më të theksuara të coronavirusit kanë ndodhur në vendin e njëjtë të proteinës pikante, që është çelës për bartjen e tij. E nëse kjo proteinë ndryshon paksa, ndoshta më me efikasitet do të lidhet me qelizën ose sistemin imunitar, dhe do ta ketë më të vështirë për ta sulmuar – por nëse ndryshon tepër – atëherë nuk do të mund të futet në qelizë dhe të arrijë qëllimin e tij të vetëm”, ka shtuar ai.

Kapaciteti i tij kufizues për ndryshime ndoshta shpjegon pse po shohim të njëjtat mutacione në pjesë të ndryshme të botës. Edhe varianti britanik dhe i Afrikës së Jugut, janë zhvilluar ndaras – por ndajnë një pjesë të mutacioneve të njëjta.

Disa ekspertë besojnë se tashmë kemi parë mutacionet më brengosëse për të cilat është i aftë ky virus. Por, COVID-19 deri më tani na ka befasuar – dhe këtë mund ta bëjë sërish, paralajmëron amerikani që konsiderohet si njëri prej njerëzve më të pasur në botë.

Virusi po ndryshon por rruga deri për t’i dhënë fund pandemisë mbetet e njëjtë

Gatesin e gëzon fakti dhe e konsideron si lajm tepër të mirë që vaksinat që aktualisht janë të qasshme për qytetarët – parandalojnë zhvillimin e simptomave të rënda të kësaj sëmundje – madje edhe tek variantet e reja.

Sipas tij, çështja kryesore mbetet nëse është e nevojshme të perfeksionohet vaksina që ka për qëllim eliminimin e varianteve të reja. Kompanitë tashmë janë duke punuar në modifikimin e vaksinave dhe do të mund të shfaqeshin në treg për disa muaj – kuptohet nëse paraqitet nevoja për to.

Ai konsideron se atëherë do të duhej të vazhdohej me praktikën e masave më të mira epidemiologjike – e mënyra më e mirë për parandalimin e varianteve të reja është të ndalet bartja e virusit në përgjithësi.

Qytetarët anembanë botës duhet të jenë të përgjegjshëm për respektimin e distancës fizike sociale, bartjen e maskës dhe të vaksinohen sa më shumë njerëz – duke i dhënë në këtë formë fund pandemisë edhe më herët sesa që ishte paraparë.

Variantet e reja theksojnë vetëm rëndësinë e disponueshmërisë së vaksinës kudo në botë.

COVID-19 përbën kërcënim kudo nëpër botë. Kjo vlenë edhe për virusin “origjinal” dhe për variantet e tij, thotë Gates, duke shtuar se sa më gjatë që qarkullon virusi – gjasat janë më të mëdha për evoluimin dhe zhvillimin e mënyrave të reja në luftën kundër kësaj sëmundje.

“Nëse nuk e dërgojmë vaksinën në çdo vend të botës, duhet të jetojmë me mundësinë se do të mund të shfaqej një variant tjetër dukshëm më i rrezikshëm, e madje edhe një varianti i ri do të ishte plotësisht imun kundër vaksinave aktuale që janë në treg.

Në blogun e tij, Gates ka theksuar edhe programin COVAX në të cilin merr pjesë edhe fondacioni i tij, që ka për qëllim që vendeve më të varfra t’ju dërgohen vaksinat – duke i bërë thirrje vendeve të pasura që të kyçen në këtë iniciativë me qëllim që bota sa më shpejtë ta fitojë betejën kundër coronavirusit.

Herën tjetër mund të jemi të përgatitur

Variantet e virusit janë të pashmangshme, ka bërë të ditur Gates duke theksuar se herën tjetër për dallim nga herët e kaluara, do të ketë gatishmëri më të madhe të njerëzimit që në kohë t’i luftojë.

E rëndësishme do të jetë sekuencimi gjenetik për një mbikëqyrje më të mirë të sëmundjes… Shkencëtarët duhet të bëjnë një qasje sistematike për të parë variantet në kohën e duhur. Disa ekspertë besojnë se është e nevojshme renditja e të paktën pesë për qind e të gjitha mostrave te testuara, në mënyrë që të ketë një pasqyrë të saktë se si ka pësuar mutacion patogjeni, edhe pse kjo në vetvete nuk është diçka që mjafton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Instagram shton opsionin e përzgjedhjes së përemrit: Jemi të hapur për reagime nga komuniteti ynë 0 6

Përdoruesit e “Instagram” tani mund të shfaqin përemrin me të cilin duan të referohen, pavarësisht nga gjinia e tyre e lindjes, një trend që po fiton terren në SHBA midis qarqeve progresive.

“Shtoni përemra në profilin tuaj”, shkroi në Twitter aplikacioni i ndarjes së fotografive dhe videove, i përdorur nga më shumë se një miliard persona në të gjithë botën.

Fusha e re që duhet të plotësohet (pas emrit dhe para pseudonimit dhe biografisë) është fakultative dhe përdoruesi mund të vendosë nëse përemrat personalë të shfaqen në profilin e tij publik ose vetëm për pajtimtarët e tij.

Gjithnjë e më shumë aplikacione po e ofrojnë këtë mundësi, për hir të gjithëpërfshirjes.
“Ndarja e përemrit tuaj është miratuar gjerësisht nga përdoruesit tanë dhe me këtë mjet ne shpresojmë që ta standardizojmë më tej këtë praktikë”, tha një zëdhënës i Facebook, që zotëron platformën popullore.

“Ne kemi një numër përemrash në dispozicion dhe jemi të hapur për reagime nga komuniteti ynë nëse kemi harruar ndonjë që duhet të përfshihet”, shtoi ai. Rrjeti social tregoi, gjithashtu, se opsioni do të shtrihej edhe në vendet e tjera.

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 11

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.