Mevlani surprizon Ledianën pas debatit me mamanë e Antonelës 0 16

Mevlan Shaba dhe Ledjana Prenga deklaruan dy ditë më parë se janë në “Për’puthen” vetëm për njëri-tjetrin.

Por Mevlani dje bëri veprimin e papritur duke fshirë nga Instagrami i tij të gjitha fotot me Ledjanën dhe ngjalli dyshime mos ndoshta çifti i kanë prishur marrëdhëniet.

Së fundmi Mevlani ka surprizuar Ledjanën me një dhuratë tepër të veçantë. Ashtu siç tregon edhe kjo e fundit përmes një videoje në Instastory, konkurrenti i ka dhuruar asaj një varëse me simbolin e kurorës së mbretëreshës.

“Faleminderit,” shkruan Ledjana duke e shoqërur postimin edhe me një emoji me puthje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jonida Vokshi merr urimin e ndjerë për ditëlindje 0 6

Jonida Vokshi ka festuar ditëlindjen ku ka marrë urime nga më të ndryshmet. Urimin më të veçantë moderatorja e ka marrë nga bashkëshorti i saj Besnik Krapi, ku edhe e ka postuar në Instagram.

Nëpërmjet urimit Besniku ka zbuluar ‘padashje’ se Jonida mbush sot 35 vjeç, por kjo nuk ka aspak rëndësi për çiftin, pasi ata ndihen  shumë të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit.

“Edhe krejt botën të ta jap dhuratë prap humbas pasi më dhurove Emin. Jam dorëzuar. Gjithmonë do jesh në avantazh. Lutem që kur Emi të festojë 35-vjetorin të jetë po kaq e bukur sa ti dhe ne do duhemi edhe më shumë se sot. Të dua dhe urime”, ka shkruar ai krah fotos.