Meta pret në takim ambasadorin e Norvegjisë: Të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat 0 22

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim pune Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Jens Erik Grondahl.

Kreu i Shtetit, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe politikën e saj inkurajuese ndaj afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në planin politik, veçanërisht konkretizimi i tyre i suksesshëm në planin ekonomik, mbeten model dhe nxitje për të shtuar përpjekjet tona në shfrytëzimin e mundësive dypalëshe edhe në fusha të tjera, si bujqësi, turizëm, infrastrukturë, tregëti dhe arsim”, – nënvizoi Meta.

Kreu i Shtetit e falënderoi Ambasadorin e Norvegjisë për ndihmën vyer të vendit të tij për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta: Referendumi i 25 prillit triumfon ndaj oligarkisë, shqiptarët votë për dinjitetin e tyre! 0 17

Presidenti Ilir Meta përmes një statusi në Facebook thotë se zgjedhjet e 25 prillit dhe vota plebishitare do rrëzojë klikën e oligarkëve.

Sipas Metës, shqiptarët do të votojnë më 25 prill 2021 për lirinë e dinjitetin e tyre, si asnjëherë më parë në këto 30 vite.

STATUSI I PLOTË

Referendumi i 25 prillit do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh. Tmerri i tyre është angazhimi publik i Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe votës së lirë. Ndaj me gënjeshtra të orkestruara nga kryeoligarku e të bëra publike në mediat e kapura prej tij, kujtojnë se do të frenojnë Presidentin të bëjë detyrën kushtetuese për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, që është fuqia dhe e ardhmja e tyre.

Kot lodhen me shpifje, shantazhe, frikësime, gjoba arbitrare, fabrikime sondazhesh të gënjeshtra për të demoralizuar qytetarët të votojnë apo me blerje “opozitarësh”, që kurrë nuk kanë mbrojtur interesin publik e kombëtar por që mendojnë vetëm për “përsheshin” e radhës.

Shqiptarët do të votojnë më 25 prill 2021 për lirinë e dinjitetin e tyre, si asnjëherë më parë në këto 30 vite.

Më 25 prill 2021, Demokracia do triumfojë mbi oligarkinë dhe qytetaria mbi marrëzinë. Presidenti ka vetëm një votë, si çdo qytetar i këtij vendi dhe do të votojë kundër oligarkisë, që ka nëpërkëmbur Kushtetutën, ligjet dhe të drejtat e njeriut dhe që po mban peng të ardhmen europiane të vendit.

Një garanci më shumë se Referendumi do triumfojë në 25 prill është edhe rreshtimi kundër tij, i Gazetës Tema, të denoncuar edhe në raportin e Parlamentit Europian, si media më e pabesueshme në Shqipëri e Europë dhe si një nga shpërndarëset më të mëdha të lajmeve të rreme.

Ja një tjetër provë se si takimin publik të bërë në Selenicë nga Presidenti në datën 18 janar 2021, për çështjen e rrugës, kjo gazetë e paraqet si takim me veteranë për LSI.

Pesë mënyra të thjeshta natyrale si të dukeni më të rinj 0 16

Largoni shenjat e para të plakjes duke përfshirë në rutinën tuaj këto hapa të lehtë.

Zakonisht përkujdesi për lëkurën zë një pjesë të rëndësishme të ditës së gjithësecilit.

Rrudhat, njollat, shenjat, aknet janë probleme të përditshme që të gjithë nga ne janë përballur në një moment të caktuar.

Ja  pesë metoda të cilat do të përmirësojnë shëndetin e lëkurës suaj dhe do t’ju bëj të dukeni më të rinj.

Hani perime dhe fruta të pagatuara dhe të freskëta

Është thënë që duhet të konsumojmë rreth tetë gota me ujë në dita, por disa të dhëna kanë treguar që ju mund të zëvendësoni njërën prej tyre duke konsumuar fruta apo perime.

Vitaminat që përftohen direkt nga konsumimi i frutave apo perimeve të ndryshme arrin të depërtojnë më lehtë ujin në qelizat e lëkurës suaj.

Kështu ju jeni të hidratuar dhe me lëkurë rrëzëllitëse.

Flini gjumë mirë

Nëse nuk flini orët e mjaftueshme të gjumit, shenjat e para shfaqen pikërisht në fytyrë.

Prandaj sigurohuni që të bëheni gati për të fjetur në një orë të arsyeshme dhe të zgjoheni të çlodhur.

Kjo nuk është vetëm për të mirën e lëkurës suaj, por për të gjithë organizmin.

Përgatituni dhe mbrohuni

Të vendosësh krem mbrojtës çdo ditë është një gjë kaq e lehtë, por që shpesh anashkalohet. Nëse e kapni veten që harroni të lyeni me krem mbrojtës, vendosni një kujtesë në celularin tuaj.

Dielli me rrezet e tij janë një nga shkaktarët më të dëmshëm të sëmundjeve të lëkurës.

Mos harroni të pastroni fytyrën nga qelizat e vdekura

Njësoj si pjesë të tjera të trupit, edhe fytyra juaj ka nevojë që të pastrohet nga qelizat e vdekura.

Ju mund ta bëni këtë shumë thjeshtë duke përzierë sheqer me vaj ulliri pë të përgatitur diçka natyrale.

Kryejeni këtë hap dy herë në javë për rezultate sa më të mira.

Kënaquni me lëkurën e shëndetshme

Një rutinë e thjeshtë ushqyese për lëkurën është hapi kyç që të dukeni sa më të rinj. Një lëkurë e trajtuar gjithmonë do të duket e shëndetshme dhe me shkëlqim e gjithe jetë.

Prandaj sigurohuni që të përdorni produktet e sakta për llojin e lëkurës që ju keni./AgroWeb.org