Meta dekreton 5 ligje për zgjedhjet dhe paralajmëron: Ndëshkim të rreptë për këdo që prek votën dhe një apel për SPAK 0 45

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme pesë ligje të marrëveshjes politike të 5 qershorit 2020, që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

Në derektin e tij, Kreu i Shtetit bën edhe një paralajmërim të fortë, teksa thekson se “Çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësisht”.

Gjithashtu, Presidenti Meta iu kërkon të gjitha organeve kompetente, mes të cilëve dhe SPAK e KQZ, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet tyre, me qëllim hartimin e akteve nënligjore të nevojshme dhe implementimin objektiv të këtyre ndryshimeve.

Mesazhi i plotë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje, pesë ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 17 dhjetor 2020, që ishin evidentuar si të nevojshme për t’u realizuar mes forcave politike, në dakordësinë e arritur me marrëveshjen e 5 qershorit 2020, dhe që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

Konkretisht, Presidenti Meta, ka dekretuar me shpallje:

– Ligjin nr. 146/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”;

– Ligjin nr. 147/2020 “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, ‘Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”;

– Ligjin nr. 148/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 97/2016,’Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’”;

– Ligjin nr. 149/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”;

– Ligjin nr. 150/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 60/2016, ‘Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve’”.

Presidenti Meta, me dekretimin dhe hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, kërkon nga organet e caktuara me ligj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI dhe çdo organ tjetër, që ka kompetenca ligjore sipas këtyre ndryshimeve, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet tyre, me qëllim hartimin akteve nënligjore të nevojshme dhe implementimin objektiv të këtyre ndryshimeve.

Çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësisht, në funksion të ruajtjes së legjitimitetit të procesit zgjedhor, deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.

 

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U përfol se hyri mes Jenniferit dhe Alexit, flet për herë të parë Madison LeCroy 0 3

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë pas disa vitesh së bashku. Lajmin e konfirmuan vetë dyshja përmes një deklaratë për “Today”.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”, thanë ata.

Ndërkohë në rrjet kanë qarkulluar lajme se shkaku i ndarjes është bërë tradhtia nga ana e Alex-it. Sipas këtyre lajmeve, ai e ka tradhtuar Jennifer-in me Madison LeCroy.

Kjo e fundit është pyetur për ndarjen e çiftir nga “Page Six” dhe është përgjigjur shkurt.

“Më kapët të papërgatitur! Ju uroj atyre më të mirat”, ka thënë Madison.

Lamtumira e Fundit për Princ Philip! Duka që do të mbahet mend si një njeri me ‘guxim 0 3

Pas kambanave dhe të shtënave të armëve, Princi Philip u largua nga Pallati Windsor, në udhëtimin e tij të fundit.

I shoqëruar nga 730 forca ushtarake, në makinën e dizenjuar nga vetë ai, trupi i princit u zhvendos nga Kështjella në Windsor për në Katedralen Saint Thomas .

Sipër arkivolit u vendosën zambakë, të zgjedhur nga vetë mbretëresha, si për të kujtuar edhe njëherë të fundit se ajo vazhdon të jetë “ His Lilibeth”.