Messi drejt skadimit të kontratës në fund të sezonit..“PSG-Messi, një ëndërr e mundur” 0 54

“PSG-Messi, një ëndërr e mundur”, ky është titulli i të përditshmes franceze “L’Equipe”. “Pleshti” argjentinas mbetet një nga emrat më të lakuar në merkato, fakti që i skadon kontrata në fund të sezonit shton edhe më shumë këto zëra, për më tepër që marrëdhënia e tij me Barcelonën nuk është nga më të mirat. Në vigjilje të sfidës së parë në Champins League, Barcelona-PSG, e vlefshme për fazën e 1/8, në Francë shtojnë edhe më shumë presionin.

LekipeMessi ka qenë prej kohësh një nga ëndrrat më të mëdha të sheikut Al Khelaifi, por këtë herë është më shumë se një ëndërr, apo fiksim, është një mundësi konkrete që pritet të marrë më shumë formë në përfundim të këtij sezoni. Stafi drejtues i PSG, me në krye Leonardon, kanë nisur punën prej kohësh për të bërë realitet këtë ëndërr të bosit të tyre. Parisienët kanë gati shumën e duhur për të përmbushur egon e sulmuesit argjentinas, të paktën në aspektin financiar, një pagë sezonale prej më shumë se 70 milion euro, plus bonuse të ndryshme. Në garë për të siguruar shërbimet e Messit mbetet edhe Man.City me Pep Guardiolën, rivalët e vetëm që mund të rrezikojë këtë transferim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 7

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.