Mes vendeve të para, Kanadaja nis vaksinimin me Pfizer/BioNTech 0 25

Kanadaja nisi të hënën vaksinimin e qytetarëve kundër sëmundjes COVID-19. Vaksina e parë Pfizer/BioNTech u dha në një shtëpi pleqsh në Toronto. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, konfirmoi të dielën vonë arritjen e vaksinave.

Grupi i parë i tyre u dërgua nga Belgjika, të premten. Rreth 30,000 dozat e para do të shpërndahen në 14 lokacione të Kanadasë, ndërsa të moshuarit dhe punonjësit shëndetësorë do të kenë prioritet në vaksinim. Të hënën, edhe SHBA-ja nisi imunizimin e popullatës me vaksinën Pfizer/BioNTech. Kjo vaksinë, e cila është një bashkëpunim midis gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, dhe kompanisë gjermane të bioteknologjisë, BioNTech, ofron mbrojtje deri në 95%.

Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka nisur vaksinimin e popullatës po ashtu me Pfizer/BioNTech. Vaksinat e para, kudo në botë, është thënë se do t’i marrin punonjësit shëndetësorë dhe grupet e njerëzve më të rrezikuar – kryesisht të moshuarit. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në muajin mars, shkencëtarët kanë thënë se për ta vënë krizën nën kontroll, duhet vaksina. COVID-19, sëmundje që shkaktohet nga një koronavirus i ri, ka prekur mbi 72 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 1.6 milion kanë vdekur dhe mbi 47 milionë janë shëruar./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Personalitetet e politikës shqiptare urojnë Joe Biden 0 11

Betimi i Joe Biden si Presidenti i 46-të i SHBA-ve është pritur mirë nga prosonalitetet e politikës shqiptare, teksa nuk kanë munguar edhe urimet.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Joe Biden për emërimin si President i SHBA-ve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se tashmë Amerika ka provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundshëm.

“Urime Presidentit Joe Biden dhe zëvendës Presidentes Kamala Harris. Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Basha.

Gjithashtu edhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet një urimi të shkurtër në rrjetin social “Twitter” ka uruar Presidentitn e ri të SHBA. Ajo thotë se sytë e botës tashmë janë tek Biden dhe Amerika.

“Urime Presidentit JoeBiden Zv/Presidentes KamalaHarris. Sytë e botës janë drejt teje!”- shkruan Xhaçka.

Më herët ka qenë Presidenti Meta, që ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Kamila Harris.

Nëpërmjet mesazhit të urimit  Meta thekson se “jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”.

Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.
Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.
Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.”– shkruan Meta./Opinion.al

‘Nëse të kruhet hunda, prek prapanicën’, Dua Lipa i tregon botës zakonet SHQIPTARE 0 10

Dua Lipa ka qenë e ftuar në një intervistë në “Jimmy Kimmel Live”, ku ka treguar se familja e saj është tipike shqiptare dhe supersticiozë.

“Fakti që jam shqiptare ka bërë që njerëzit të mendojnë se jam shumë supersticioze, sepse populli ynë është i tillë. Në familjen time besohen supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para, janë qesharake”, tha këngëtarja.

Por Duas i duket e veçantë një prej tyre: “Që mos të të zëjë syri i keq kur shkon në një event me rëndësi duhet t’i veshësh të brendshmet mbrapsht”.

“Më duket se jam edhe unë shqiptar sepse jam shumë supersticioz”, i tha Jimmy Kimmel Duas.