Mes tyre një grua, arrestohen tre persona që shpërndanin kokainë në Fier 0 28

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre shtetas pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara, ata merreshin me shpërndarjen e drogave në doza të vogla.

Shërbimet e Policisë kanë nderhyrë në banesën e shtetasit U. P., ku ndodheshin të tre shtetasit e arrestuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 162 gramë heroinë, 4 gramë kokainë, 41 gramë kanabis dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

Sekuestrohen 162 doza heroinë, 4 doza kokainë, 41 doza kanabis dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin lëndës narkotike.

Në pranga ranë: U. P., 48 vjeç, banues në Elbasan, D. P. 48 vjeç, Cërrik dhe A. K., 39 vjeçe, banuese në Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale. /Albeu.com #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme”, presidenti Meta reagon për ndarjen nga jeta të Marko Bellos 0 3

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit të PS-së Marko Bello.

Meta shprehet se Bello la pas një dhimbje të madhe, duke shtuar se ai ishte bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali dhe qytetari model.

foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!null

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Ngushëllimet më të ndjera!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO! //B.W

Malësore 24 karat, vajza e Emina Cunmulajt u jep mësime valleje shokëve të klasës 0 3

TIRANE

Një familje aq e pasur sa e Eminës dhe bashkëshortit të saj Sam, të jep përshtypjen se e kanë shumë të thjeshtë të shohin jetën e tyre komode, pushimet, rrobat e shtrenjta, udhëtimet e largëta.

Por jo! Emina i bën të gjitha këto, por e kthen përherë kokën pas duke mos harruar asnjëherë origjinën e saj. Por modelja shqiptare  tashmë po u mëson edhe vajzave ta kthejnë. I sjell çdo herë në vendin e saj, u flet shqip dhe tani po na tregon edhe që u mëson vallet tona, traditat.

Këtë herë Emina e ka veshur vajzën me kostum popullor malësoreje. Sepse Ella ka një mision të veçantë. Do t’u mësojë shokëve të klasës të kërcejnë shqip.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”-shkruan Emina.

Shokët e Ellës nuk e njohin muzikën tonë, ama një gjë është e sigurt, e njohin-se njohin do kërcejnë të gjithë. Ritmeve të valleve tona nuk u reziston kush!

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

//B.W