”Merkel u dorëzua”, Duka: Dështimi në 2020 nuk garanton hapjen e negociatave në fillim të 2021 0 26

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka komentuar me anë të një deklarate për shtyp deklaratën e bujshme të kancelares gjermane Angela Merkel se me të gjitha gjasat këtë vit nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë.

Duka thekson se Merkel tashmë u dorëzua e s’mund të premtojë negociata për Shqipërinë teksa e quan këtë si një dështim të 2020 për qeverinë aktuale në Shqipëri.

Sipas tij ky dështim nuk garanton hapjen e negociatave në fillim të vitit që vjen ku shënohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri si dhe BE mund të ketë probleme më të mprehta.

 

DEKLARATA NGA PAA

Deklaratë për Shtyp

PAA: Kryetari Duka: Të gjitha kushtet e BE duhen respektuar menjëherë. Të mblidhet këshilli politik dhe të plotësohen kushtet. Ka ende kohë ta fitojmë mbështetjen e Gjermanisë dhe vendeve hezituese.

 Me këtë dështim të përsëritur Shqipëria mbetet e fundit në të ardhmen e saj europiane. Dorëzimi i kancelares Merkel se nuk mund ta premtojë ҫeljen e negociatave për Shqipërinë brenda vitit 2020 dhe kushtëzimi i dhjetë vendeve me plotësimin e reformës zgjedhore dhe ngritjen e gjykatës kushtetuese është një dështim i madh i mazhorancës aktuale dhe i  Shqipërisë. Mbyllja e ҫeljes së negociatave është vrasje e shpresës së shqiptarëve, faktori kryesor i braktisjes së vendit dhe plaga më e rëndë në historinë e  Shqipërisë pas luftës së dytë botërore.

Kryetari Duka kërkon mbledhjen e Këshillit politik, unifikimin e qëndrimeve për reformën zgjedhore me konsensus dhe miratimin e tyre sa më parë në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkon bërjen sa më parë funksionale të gjykatës Kushtetuese dhe plotësimin e ҫdo kushti të pa plotësuar.

Ne duhet ti japim kancelares Merkel dhe gjithë partnerëve anëtare të BE-së edhe një mundësi tjetër që ashtu si Maqedonisë së Veriut, Këshilli Europian të miratojë ҫeljen e negociatave.

Dështimi në vitin 2020 për ҫeljen e negociatave nuk garanton ҫeljen e tyre në fillim të vitit 2021 aq më shumë kur në Shqipëri do të jenë zgjedhjet parlamentare dhe BE mund të ketë probleme më të mprehta brenda saj. BE po përballet me pengesat në miratimin e buxhetit afatmesëm 2021, po përballet me kostot euroskeptike dhe nacionaliste të emigracionit dhe pandemisë si edhe me debatet për funksionimin më të  mirë të sundimit të shtetit ligjor në ҫdo vend anëtar të saj.

PAA apelon se interesat e shqiptarëve janë më jetike se karriget dhe përfitimet abuzive të qeveritarëve.

Shqiptarët jo vetëm në ëndrrat e tyre janë europianë.

Shqiptarët e duan integrimin europian edhe pse qeveritarët po ja bëjnë këtë ëndërr gjithnjë e më të largët.

 

(BallkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk e ka takuar ende mbesën e tij! Kjo foto e babait të Ledrit na preku zemrat! 0 13

Ka kaluar më shumë se 1 muaj që kur Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë Poem Blu, e cila i ka ndryshuar totalisht ata sikundër na kanë treguar edhe vetë.

Ndonëse postimet e shumta në rrjetet sociale nga babi Ledri dhe mami Sara nuk mungojnë, vlen të përmendet fakti se fansat nuk dinë shumë detaje rreth Poemës së vogël, e cila për momentin ndodhet në Gjermani.

Ditën e djeshme gjyshja e saj Xheraldina ishte e ftuar në Live From Tirana, ku tha se adhuron ta thërrasë Poi të voglën e tyre. Ajo tregoi se nuk ndërhyri në zgjedhjen që bëri çiftin për emrin e saj, por ama i ka gjetur një pseudonim.

Duke qenë se Sara dhe Poema janë në Gjermani e nuk kanë mundur të vijnë së bashku me reperin në Kosovë këtë herë, deri tani as Xheraldina e as babai i Ledrit, Agroni, nuk kanë mundur ende ta mbajnë në krahë.

Ditën e sotme Xheraldina ka ndarë një foto që na ka ngrohur të gjithëve zemrat. Ajo ka postuar një foto të Agroni në zyrë, ku shihet tek pozon krah kopjuterit të tij, ku ndodhet si wallpaper një foto e Poemës.

E pyes: Ku je,me kë je?

Më dërgon foto si përgjigje.”-ka shkruar Xheraldina.

Ku ka si dashuria e gjyshërve!/iconstyle

Një miss i përjetshëm! Nuk keni për ta besuar kur të mësoni se sa vjeçe bën sot Diellza Kolgeci 0 12

Diellza Kolgeci mbetet padyshim një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar. Që nga koha kur është shpallur Miss Kosova në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe thuajse asgjë nuk ka ndyahur tek Diellza. Ajo vazhdon të ruajë ende të njëjtën freski dhe linja trupore perfekte, pavarësisht se tashmë është edhe nënë e një vajze.

Sot Diellza feston ditëlindjen dhe bën 42 vjeçe. Ndonëse shumë vajza e gra mund ta kenë problem ta tregojnë moshën e tyre për Diellzën është tërësisht e kundërta, sepse nuk ka pse t’i “trembet” këtij fakti. Ditën e sotme ajo ka publikuar një nga urimet e vjetra që ka bërë për veten dhe ka treguar se tek ajo nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç faktit se është bërë nënë dhe ndihet më e përmbushur.

“5 vite qe kur e kam shkrua kete urime per MUA… Sot 42, nuk kam ndryshuar ne brendesi vetem se jam e permbushur sepse jam nena e Helenes Ju faleminderit te gjithve per urimet, fjalet e embela. Ju dua”, ka shkruar Diellza në postimin e saj.

Kujtojmë se në muajin prill të vitit 2018, ish-Missi Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri, Fisnik Rugova, u bënë prindër të një vogëlusheje të cilën e pagëzuan me emrin Helena.\iconstyle