Merkel, Macron dhe Putin bisedojnë rreth furnizimit të BE-së me vaksinën ‘Sputnik V’ 0 8

Vladimir Putin, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron janë ulur në diskutime për vaksinën e Rusisë Sputnik V dhe përdorimin e saj në Evropë, në një konferencë ditën e djeshme.

Midis temave të tjera që diskutuan udhëheqësit, rusë, gjermanë dhe francezë, ishin perspektivat për regjistrimin e vaksinës në BE si dhe mundësinë e dërgesave dhe prodhimit të përbashkët në kombet Europiane, shkruan The Guardian.

Të tre udhëheqësit diskutuan gjithashtu situatën në Ukrainë, Bjellorusi, Libi, Siri dhe ranë dakord të koordinojnë përpjekjet në mënyrë që Irani të kthehet në përputhje të plotë me detyrimet e tij ndërkombëtare, tha deklarata.

Shpërndarja e ngadaltë e vaksinave të BE-së është ndjekur nga një mungesë e dozave, por këto mungesa priten të lehtësohen ndjeshëm nga fillimi i muajit të ardhshëm me më shumë se 300 milion doza të vaksinave Pfizer / BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca që do të mbërrijnë në prill, maj dhe qershor./javanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Marina Vjollca shfaqet glamuroze me imazhet e reja 0 5

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Marina ka arritur që të lë gojëhapur 1.4 milion ndjekësit e saj.

Bukuroshja brune kësaj here erdhi me një veshje glamuroze, çka bëri të dukej tejet fine.

Sigurisht që ajo kishte vënë në fokus edhe linjat e formësuara trupore.

“Më kënaqni zemrën me komente”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web” 0 6

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber News, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linçeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.