“Merimanga”, një nga më të mëdhenjtë e UFC-së e mbyll karrierën me humbje 0 31

Legjendari Anderson Silva nuk arriti ta përfundonte karrierën e tij në artet marciale me një fitore, pasi u mund nga Uriah Hall në luftën e tij të fundit.

Dy raundet e para të kësaj lufte ishin të barabarta. Sipas votave të gjyqtarëve, raundi i parë i takoi Silvas, ndërsa Hall ishte pak më i mirë në të dytin.

Në fund të raundit të tretë, Hall filloi të dominonte tetëkëndëshin, goditjet e tij po bëheshin më precize, duke i shkaktuar dëme gjithnjë e më shumë brazilianit të njohur.

Hall vazhdoi dominimin, derisa në raundin e katërt e hodhi në tokë, duke detyruar gjyqtarin të ndalonte luftën.

“Merimanga” kështu u tërhoq nga MMA në moshën 46 vjeçare me 34 fitore dhe 11 humbje.

Ai mori titullin e peshave të mesme në UFC në vitin 2006 dhe e mbajti atë për shtatë vjet, deri në humbjen e tij nga Chris Weidman.

Në pesë vitet e fundit të karrierës së tij, ai dështoi dy herë në testet doping.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fjolla Morina ‘përplas’ prokurorin dhe drejtuesen e organit të akuzës në Kukës, njëri kërkon të dënohet për ‘Armëmbajtje pa leje’ e tjetri për ‘Trafik armësh” 0 6

Çështja e Fjolla Morinës ka sjellë ‘përplasje’ në Prokurorinë e Kukësit.

Bëhet me dije se drejtuesja e Prokurorisë ka kërkuar që Fjolla Morina të gjykohet për trafik amrësh, bashkë me biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muji, të cilët më parë u lanë të lirë.

Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga prokurori i çështjes, i cili e ka regjistruar çështjen e Morinës për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, ndërsa për dy të tjerët ka kërkuar të lihen të lirë.

Kujtojmë se këngëtarja u kap pak muaj më parë në doganën e Morinës me dy armë zjarri pistoleta me vete, teksa udhëtonte drejt Tiranës me Fitim Muji dhe biznesmenin, tani më i fejuari i saj Fisnik Syla.

(newsbomb)

Çelja e negociatave/ Merkel: Për Shqipërinë nuk premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt 0 6

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së, është shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë qysh këtë vit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh këtë vit. Ajo tha se shpreson që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.

“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja. Ajo ritheksoi edhe njëherë me këtë rast se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Krahas parlamentarëve të vendeve anëtarë në konferencë virtuale, një lloj bilanci i punës së Gjermanisë si kryetare e radhës së BE-së, e morën fjalën edhe parlamentare nga vendet kandidate. Në emër të Shqipërisë ishte deputetja Rudina Hajdari, e cila në pyetjen e saj se kur do të miratohet korniza negociuese, e falënderoi kancelaren dhe BE-në për programin e Komisionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmën në kohën e  pandemisë.

Më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm dhe të Evropës së BE-së do të vendosin për çeljen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendimi përkatës është marrë në mars të këtij viti. Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare. Ajo që shpresohet për momentin është, sipas vëzhguesve, që së paku Bullgaria të mos pengojë miratimin e kornizës negociuese. Në rastin e Shqipërisë nuk pritet as miratimi i kornizës negociuese, pasi vendi nuk i ka plotësuar parakushtet e vëna nga BE-ja dhe Bundestagu Gjerman./DW/