Mënyra më e mirë për të nisur ditën- Proteinat nuk duhet të mungojnë 0 30

Nutricionistët shpeshherë kanë deklaruar se mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës, i cili nuk duhet anashkaluar asnjëherë.

Por kjo gjë nuk zbatohet shumicën e rasteve, pasi njerëzit nuk kanë shumë kohë dhe duhet të përgatiten me shpejtësi për të ikur në punë sapo zgjohen nga gjumi.

Ndërkohë së fundmi mjekja e njohur psikiatre Arjana Rreli, kë treguar në programin e mëngjesit “Wake Up” disa prej problemeve që kanë njerëzit në mëngjes, duke nisur nga alarmi e deri tek ushqimi.

Ajo u shpreh se mëngjesi anglez rekomandohet më së shumti për të marrë proteinat e duhura që i nevojiten trupit, ndërsa karbohidratet mjaftohen tek qumështi me mjaltë dhe sheqeri në kafenë e mëngjesit.

“Mëngjesi anglez është një nga ato që rekomandohet sepse është me shumë proteina, ndërkohë që karbohidratet ndikojnë tek pjesa hormonale. Janë fond energjie për ne, por është mrekulli të arrish raporte të shkëlqyera. Normalisht duhet që të mos mungojnë proteinat në mëngjes. Ne na mjafton qumështi me mjaltë apo sheqeri që marrim tek kafeja e mëngjesit që na duhet për të vazhduar në normalitetin dhe intensitetin”, tha Rreli.

Sa i përket mirëqenies mendore, Rreli u shpreh se dita nuk duhet të fillojë me stres, por me qetësi pasi e kundërta mund të sjellë ulje të performancës gjatë ditës.

“Gjërat e rëndësishme do t’i bëjmë se s’bën. Fillon që nga zilja. Nëse nuk i japim kohë vetes për të bërë ritualet tona dhe për të menduar për prioritetet, imagjinoni sa në stres e fusim mendjen tonë që në mëngjes për disa gjëra që janë mëse të zakonshme. Nëse fillojmë me këtë stres, adrenalina nuk do të na ledhatojë gjatë ditës por niveli i stresit të ulë performancën tonë”, tha Rreli./fastnews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Konsumoni 7 ditë një gotë nga ky lëng dhe do pastroni tërësisht veshkat e mëlçinë. Ja si ta përgatisni 0 47

Lëngu i panxharit të kuq dhe hudhrave është një kurë e vjetër popullore, e përdorur ndër breza për të rigjeneruar gjithë organizmin dhe largimin e toksinave.

Largimi i lëngjeve toksike apo helmuese nga organizmi është thlebësor.

Stili ynë i jetesës, dietat por edhe mjedisi i jashtëm përthithin shumë toksina, radikale të lira të dëmshme, mikrobe etj.

Të gjitha këto futen në organizëm dhe ndërpresin funksionin normal të organeve tona vitale.

Largimi i lëndëve helmuese

Detoksifimi i gjakut ndihmonnë eliminimin e të gjitha lëndëve helmuese, papastërtive dhe përmirëson funksionimin e veshkave dhe mëlçisë.

Veshka dhe mëlçia punojnë në mënyrë të rregulltë falë vetive të këtij lëngu fantastik. I cili mbron këto organe nga dëmet që shkaktojnë toksinat.

Gjithashtu ky lëng ndihmon organet edhe nga ndikimi që shkakton stresi dhe ankthi në organizëm.

Vetitë mjekësore të hudhrës, xhinxherit, panxharit të kuq dhe limonit ndimojnë në rigjenerimin e qelizave të mëlçisë, veshkave dhe gjakut duke ndikuar në mirëfunksionimin e tyre.

Pastrimi i gjakut

Pastrimi i gjakut largon toksinat dhe radikalet e lira të cilat krijojnë probleme në trup, siç janë alergjitë, dhimbja e kokës, imuniteti i ulët dhe probleme të tjera shëndetësore.

Gjaku i shëndetshëm ndikon në lehtësimin e funksionit të trupi duke transportuar oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjitha pjesët e trupit

Lëngu magjik i Panxharit dhe Hudhrës

Përgatitja e këtij lëngu purifikues do t’iu ndihmojë të pastroni natyralisht gjakun nga toksinat, mëlçinë dhe veshkat.

Përbërësit

1 panxhar i kuq mesatar

2 thelpinj hudhra

1 mollë

Dy feta të holla xhinxher

Një lugë çaji me lëng limoni

Përgatitja

Kalojini të gjithë përbërësit në blender (shtrydhëse frutash).

Në fund, shtoni lëngun e limonit, nëse dëshironi edhe pak ujë dhe pijeni me stomak bosh.

Konsumojeni këtë lëng deri në 7 herë brenda gjithë javës dhe në këtë mënyrë gjaku, veshkat dhe mëlçia juaj do të pastrohen tërësisht nga toksinat.

Përfitimet shëndetësore të përbërësve

Hudhra – Përmirëson nivelin e presionit të gjakut dhe lehtëson punën e arterieve

Panxhari – Pastrues i fuqishëm i gjakut, përmirëson qarkullimin e tij.

Xhinxher – Parandalon mpiksjen e gjakut.

Lëngu i Limonit – Përmban vitamina C dhe antioksidantë .

Mollët – Rregullojnë funksionimin e gjakut./AgroWeb.org

Keni fryrje barku? JO, nëse konsumoni këto 4 ushqime 0 65

Ndjenja e “të fryrit” të stomakut është një problem që prek shumë njerëz.
Kjo mund të vijë si pasojë e ushqimeve me shumë kalori qëkonsumoni, për shkak të problemeve me tretjen, reduktimit të baktereve të mira në zorrë, kapsllëkut, gazrave etj.

Nëse vuani nga fryrja e barkut dhe problemet me tretjen atëherë ju duhet të ndaloni konsumimin e pijeve me gaz, bishtajoreve, produktet e djathit, ushqimet e kripura dhe pikante, brokolin dhe lakrën, mishin e kuq etj.

Ja disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni tretjen:

Ananasi: ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në tretjene ushqimit.

Uthulla e mollës: kur ndiheni shumë të fryrë pini një gotë ujë të vakët me një lugë uthull molle. Ajo është një përbërës shumë i mirë në eleminimin e gazrave dhe fryrjes.

Çaj kamomili: ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe do t’ju qetësonte shumë në këto raste.

Limoni: është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në tretje. Pini një gotë ujë të përzier me lëng të freskët limoni çdo mëngjes esëll.