Mentor Haziri e ngriti flamurin e paqes pas sherrit, por Fifi nuk është plotësisht e bindur për ta falur 0 36

Në muajin mars të vitit që lamë pas, këngëtari i njohur Mentor Haziri mori vëmendjen e mediave për shkak të komentit të tij për performancën e Fifit dhe Mc Kreshës në “Këngën Magjike”.

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta.

Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, u shpreh ai.

Haziri e votoi me vetëm 4 pikë këngën e famshme të dyshes, e cila në fakt u kthye në një ndër baladat më të preferuara. Thumbat virtualë mes tyre vazhduan e debati shkaktoi bujë në media, por Mentori ngriti flamurin e bardhë të paqes me Fifin mbrëmjen e sotme.

Ai u pyet në emisionin “Shiko kush luan” përse nuk flet me kolegen e tij dhe nëse do pajtohej me të.

Jemi përshëndetur kur kam ardhur këtu. Nuk është e vërtetë që nuk flasim, ajo është shumë e talentuar”, tha Mentori. Më pas ai u përqafua me Fifin, por kjo e fundit nuk dukej shumë entuziaste.

Kur Mentori tha se nuk është e vërtetë që nuk flasin, Fifi shtoi: “Vetëm se më shmangu më herët”. Më pas ajo i tha Luanës se nuk e pyeti edhe atë rreth këtij debati dhe si i kanë raportet dy kolegët, duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre nuk janë sqaruar plotësisht./Iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jasmina plas “bombën” tjetër: “Një mashtruesi si Andi nuk i duhet një përgjigje e shpejtë” 0 9

Pasi akuzoi dhe demaskoi publikisht Andi Artanin se u largua një natë më parë nga ditëlindja e Fation Kuqarit për të qëndruar me këngëtaren Diona Fona, Jasmin Kadriu ka plasur “bombën” e radhës.

Ndërkohë që fansat dhe ndjekësit në Instagram e kanë pyetur vazhdimisht se pse nuk ka një reagim nga palët e tjera, ish-konkurrentja është përgjigjur duke theksuar se një personi manipulues e mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, por një e mirëmenduar.

“Një personi që është manipulues dhe mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, i duhet një përgjigje e mirëmenduar. Kështu që le të marrin kohë sa të duan se këtu më kanë,” është shprehur Jasmina përmes një videoje në Instastory ku falenderon edhe mbështetësit e saj për mesazhet suportuese.

Kujtojmë se i vetmi reagim që ka ardhur nga Andi është se ai e ka fshirë Jasminën nga Instagrami dhe nuk e ndjek më. /Afterparty.al

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.