Menaxheri i saj feston ditëlindjen, Elvana Gjata zgjedh fjalët më të veçanta për ta uruar 0 23

Elvana Gjata ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të afërt me menaxherin e saj, Andi Islami. Ky i fundit ditën e sotme feston ditëlindjen dhe artistja i ka bërë një dedikim shumë special. Ajo ka ndarë në Instagram disa momente me Andin dhe përkrah tyre ka shkruar:

“Gezuar ditelindjen njeriut tim te shtrenjte @andygramm Ne Krijojme, gezojme, grindemi, qeshim, qajme, ndajme cdo sukses dhe kalojme cdo pengese bashke dhe nuk dorzohemi kurre. Krenare per ty!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Disa persona tentuan t’i vjedhin Instagramin, Fifi i nxjerr zbuluar publikisht 0 17

Personazhet e njohur bien shpesh pre e kurtheve në rrjete sociale, të cilat nuk kanë një përfundim të këndshëm. Këto raste kanë përfunduar me vjedhjen e adresave dhe shpërdorimin e tyre nga njerëz të panjohur. E njëjta gjë mund të kishte ndodhur sot me Fifin, por fatmirësisht ajo ka shpëtuar pa i vjedhur asnjë lloj të dhëne. Siç duket këngëtarja e ka siguruar mirë adresën e saj në Instagram dhe madje i ka shkuar njoftimi që dikush ka tentuar t’i marrë profilin.

Fifi e ka publikuar vetë në Instagram dhe ka zbuluar se kanë qenë persona nga Kosova e Serbia që janë përpjekur t’i vjedhin llogarinë. Këngëtarja e ka kaluar me sportivitet këtë situatë dhe me shaka ka shkruar:Kush po don me ma vjedh Instagramin kush?”.

E harroi kaq shpejt Alex Rodriguez-in? Pas ndarjes, Jennifer Lopez hidhet në krahët e Marc Anthony 0 20

Këto kohë kanë qenë disi të vështira për Jennifer Lopez për shkak të ndarjes me Alex Rodriguez. Megjithatë ajo ka pasur mbështetjen e familjarëve të saj dhe jo vetëm.

Madje thuhet se pas ndarjes nga Rodriguez, ajo ka gjetur mbështetje se ish-bashkëshorti Marc Anthony, me të cilin ka dy binjakët Emme dhe Max.

Lopez dhe Anthony kanë arritur të kujdesen në mënyrë perfekte për fëmijët e tyre edhe pas ndarjes. Ata kanë ruajtur gjithmonë marrëdhëniet e mira edhe pse kanë 8 vite që janë divorcuar.

Disa ditë më parë përmes një deklarate të përbashkët me Alex, ish-çifti bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.