Melisa publikoi foton me Atdheun, por Ana bën reagimin e papritur: Edhe të jetë… 0 55

Melisa ka publikuar një foto me Atdheun, ku ka përmendur edhe Anën, nga e cila ka kërkuar të mos e keqkuptojë pasi kjo e fundit ka patur takime dhe ka shprehur pëlqimin e madh për kosovarin.

“Nuk është ashtu siç duket”, ka shkruar Melisa në foton që ka publikuar në Instastory, e ku ka përmendur edhe emrin e Anës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Anës për këtë foto.

“Edhe të jetë si duket, ju ka lezet, te ty e kam në duar të sigurta”, ka shkruar Ana, e cila e ka ripostuar foton e Melisës me Atdheun.

Kujtojmë se që pas skandalit të Anës ku Arjoni i publikoi fotot nga shtrati, konkurrentja nuk është shafqur më në studio dhe publiku është në pikëpytje të vendimit të produksionit për të.

 

tyet.jpg

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jo për dashurinë? Ana nxjerr veten zbuluar: “U futa në Për’puthen për një tjetër qëllim dhe do ta përdor!” 0 9

Nëse do na duhej të thonim një emër nga “Për’puthen” që u lakua në fillim për lojëra jashtë programit, është padyshim Ana Lleshi. Ish-konkurrentja ishte kryefjala e mediave rozë për ditë me radhë pas fotos me Arjonin.

E ndërkohë që tani është konfirmuar lidhja e saj me Arsim Abdulin, një tjetër ish-konkurrent të emisionit të dashurisë, Ana duket se ka gjetur pak qetësi nga “telenovelat”.

Megjithatë, e ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell në Top Channel, ku tema e diskutimit ishte “A ka datë skandence fama?”, bukuroshja brune na ka lënë të gjithë pa fjalë.

Ajo zbuloi se qëllimi i vërtetë i pjesëmarrjes në “Për’puthen” nuk ka qenë vetëm dashuria por diçka tjetër, të cilën do e tregojë koha.

“Unë u futa në Për’puthen se kisha një qëllim timin që me kohën do të vërtetohet se çfarë është. E para, që është më e rëndësishme nuk u futa kot. U futa se kisha një qëllim, se çfarë si qysh si tek duhet të presësh edhe pak. U futa me një piksynim që nëse nesër marr këtë gjënë që mora, do ta përdor për diçka,” shprehet Ana përballë Bledi Manes.

Jo vetëm ‘Përputhen’, ja në cila projekte do i shohim tani Andin 1 dhe Andin 2 0 9

Andi Shehi dhe Andi Artani u bënë të njohur nga pjesëmarrja e tyre në “Përputhen”, ku të dy morën vëmendje. Andi 1 me historinë me Tean dhe Andi 2 me historinë me Jasminën.

 

Por ata nuk i bashkon vetëm “Përputhen”. Të dy jashtë programit, janë edhe modelë e së fundmi kanë marrë pjesë në dy videoklipe të këngëtareve shqiptare.

 

Andi 1 është shfaqur në videoklipin e Shkenda Dubovës me titull “Si dikur”.

 

Ndërsa Andi 2 do të shfaqet në klipin e ri të Diona Fonës “Sheqer”.