Melisa pranon ftesën e Andit për kafen serioze, por i vendos këtë KUSHT! 0 29

Andi i bëri një ftesë publike për një takim Melisës. “Ndërmjet këtij mesazhi doja t’i thoja Melisës dicka. Kaq shumë sa është përmendur emri jonë o Melisë, mua po më duket sikur jam në një lidhje me ty. Sa herë kemi dalë në kafe bashkë, kemi qenë të shoqëruar nga persona të tjerë. Doja të bëja një ftesë publike për një kafe serioze” tha ai, në një video-mesazh në Instastory.

Melisa nuk ia ka vonuar një përgjigje dhe e ka pranuar po publikisht ftesën e tij. Ish-konkurrentja i ka vendosur dhe një kusht. Ajo i thotë Andit që ta marrë një hoodie me vete, që ajo të bëjë foto me kapuçin e saj.

Kjo duket si ironi nga ana e Melisës, duke kujtuar se aludimet për lidhjen e saj me Andin nisën pikërisht nga një kapuç që ajo i kishte dhuruar.

“Të paktën për bashkëjetesë nuk na akuzojnë më se këtë herë kam divanin e kuq, por që nga gjithë këto llafe që janë bërë po mendoj që ta pranoj publikisht këtë kafen serioze, por vetëm me një kusht. Që ti ta marrësh atë hoodie me vete, që ta bëj dhe një foto me atë kapuçin e hoodies se përndryshe bëhet nami”, shprehet ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.

Atdheu doli çift me Sarën nga Për’puthen, Ana Kauri bën reagimin e papritur: E bëri dhe… 0 5

Dy konkurrentët e “Përputhen”, Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj kanë habitur të gjithë me veprimin e mbrëmshëm. Pasi ishte deklaruar vetëm për Geljanin, Sara ditët e fundit është parë vazhdimisht në shoqëri të Atdheut dhe dukeshin shumë të afërt.

Por, në puntantën e mbrëmshme, Sara vendosi që të largohej nga emisioni bashkë me Atdheun, si çift.

Lidhur me këtë reagoi edhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri, e cila komentoi në faqen e “Përputhen”, duke shkruar “E beri dhe kte @atdhe_xharavina ?”.

anaa.png