Melinda rikthehet në rrjete sociale me një vendim 0 29

Në fillim të muajit mars, këngëtarja Melinda Ademi dha lajmin më të trishtë të jetës së saj.

Mamaja e Melindës u nda nga jeta.

46 ditë pas humbjes së të ëmës, Melinda është rikthyer në rrjete sociale me një mesazh dhe premtim për ndjekësit e saj.“Përshëndetje fansa, kolegë, shokë e shoqe,

Sot janë bërë 46 ditë nga vdekja e nënës time dhe pas shumë mesazheve e në pamundësi t’jua kthej secilit person, dua t’ju falenderoj me krejt zemër të gjithëve për përkrahjen e madhe dhe vullnetin që ma keni dhënë me çdo mesazh të mirë dhe të ngrohtë që ma keni dërgu.

Ëndrrën e nënës time që unë të vazhdoj me muzikë dhe ta bëj nënën time krenare do ta vazhdoj me plot vullnet dhe ju premtoj që do të kthehem edhe më e fortë se kurrë.

Fansat e mi të dashur, ju don Melinda shumë. Pa ju s’kisha mund me ardh këtu dhe ju premtoj që s’do t’ju dëshpëroj në asnjë mënyrë. Shihemi shumë shpejt.”- ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 3

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 6

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al