Mediu takim me strukturat e PR në Korçë: Edi Rama nuk e do Europën, ka shtatë vjet që Shqipëria refuzohet 0 17

 

Partia Republikane zhvilloi takimet me strukturat e saj elktorale ne Korce. Percaktimi i kandidaturave te PR me qarkun e Korces ishin ne fokus te ketij takimi, si dhe zhvillimet politike ne vend.

Duke vlerësuar situatën e rëndë në vend, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu theksoi se:

Jetojmë në kohë të vështira, por është mirë si njerëz të bëjmë dhe analizën se pse jetojmë në kohë të vështira.

Ka gjëra që s`i kem, apo ka gjëra që na i kanë marrë?

Nuk dimë, nuk duam, apo nuk na lënë? Pyetja e parë është: A po i gëzojmë liritë dhe të drejtat tona? Ato të cilat besuam dhe luftuam të gjithë. Liri dhe të drejta të cilat janë të shkruara në Kushtetutë.

Kushtetuta shkruhet për të respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe për të kufizuar autoritetin dhe pushtetin dhe abuzimin e qeverisë.

A jemi sot ne, në një sistem funksional demokratik?

Edi Rama kërkoi të krijojë një bindje dhe vazhdon ta bëjë atë, që politika është e pavlefshme, ka vetëm një njeri në këtë vend, i cili mund të bëjë si të dojë, kontrollon dhe vepron sipas interesave të tij dhe të klanit që ai ka rreth e rrotull, duke ndërtuar regjimin më të korruptuar që ka sot Ballkani.

Për më tepër Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet, ka pasur si qëllim që të shkatërrojë atë që është fuqia dhe autoriteti i çdo shqiptari.

Ekonomia shqiptare, e tha raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, është nga ekonomitë më të varfëra në Europë. Tha që Shqipëria dhe Kosova janë vendet më të varfëra në Europë.

Edi Rama nuk e do Europën. Çdo veprim që bën Edi Rama është kundër Europës. Ka shtatë vjet që Shqipëria refuzohet. Ka shtatë vjet që shqiptarët refuzohen. Refuzohen për shkak se Edi Rama nuk ka bërë asnjë gjë që të realizojë standartet që kërkon Bashkimi Europian.

Ne nuk pranohemi në Bashkimin Europian për shkak se nuk kemi plotësuar detyrimet, nuk kemi plotësuar detyrimin për një Reformë Zgjedhore konsensuale, siç e ka kërkuar Bundestagu gjerman. Nuk kemi plorësuar detyrimet për të pasur një sistem gjyqësor funksional, sidomos Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, e cila u shkatërrua në mënyrë të qëllimshme nga ana e Edi Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zbulohet ngjarja e rëndë në Ksamil, njerku abuzonte seksualisht prej 2 vitesh me 14 vjeçaren. E pranon para të shoqes: Do helmohem… 0 2

Një ngjarje e rëndë e pa raportuar ka ndodhur në Ksamil. “B.W” mëson se një burrë 40-vjeçar është arrestuar më 10 janar pasi ka përdhunuar 2 vjet rresht vajzën e gruas së tij, vetëm 14-vjeç.

“B.W” ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të gjykatës, e cila ka dhënë masën “arrest me burg” për këtë shtetas, ndërsa detajet e rrëfyera nga vajza dhe e ëma janë tronditëse.

Burri fillimisht nuk e pranon faktin, por në një ballafaqim me të miturën thotë se ka ndodhur vetëm dy herë dhe se ai ka qënë i pavetëdijshëm dhe vajza i është dukur si gruaja e tij. Po ashtu ai i përgjërohet gruas të mos e lëjë pasi do helmohej.

B.W SIGURON DOSJEN E PLOTE
Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Sarandë me shkresen nr. 20 prot. date 11.01.2021 ka regjistruar në 11.01.2021 procedimin penal nr. 5 të vitit 2021 për veprën penale “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur”te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal në ngarkim të personit në hetim.

Ne daten 4.01.2021 eshte paraqitur ne Komisariatin e Policise Sarande shtetasja x e bija e lindur ne Sarande dhe banuese ne Ksamil, Sarande. E mitura e shoqëruar nga e ëma, shtetasja X ka kallëzuar se është dhunuar seksualisht nga njerku i saj shtetasi…Me konkretisht kallezuesja e mitur në prezencën e psikologes, në prezencën e kordinatores së të miturve pranë prokurorisë Sarandë, në prezencën e avokates ka parashtruar rrethanat si me poshte:

Prindërit e saj quhen … por janë divorcuar në kohën që kallëzuesja ka qenë rreth dy vjeçe. E ëma më pas është martuar me shtetasin X me të cilin ka dhe një djalë të moshës 9 vjeç dhe jetojnë të katërt në Ksamil. E mitura deklaron se me njerkun e saj ka pasur marrëdhënie të mira gjatë kohës që kanë jetuar në Greqi. Kur kanë ardhur për të jetuar në Shqipëri sjellja e tij ka ndryshuar. Ai ka filluar që ta ngacmojë seksualisht derisa ka arritur në pikën që ka kryer dhe marrëdhënie seksuale me të.

Episodi i parë që referon në kallëzimin e saj e mitura ka nisur një ditë të zakonshme kur ajo ka qenë rreth 9 vjeçe dhe duhet të bënte një dush. Mami i saj do lante vëllain e vogel ndërsa njerku tha se do të lante atë. Gjatë kohës që e ndihmonte të miturën të bënte dush njerku e ka prekur atë në vende intime duke e ngacmuar seksualisht edhe pasi kjo e fundit i ka thënë se ka dhembje dhe nuk duhet të vazhdonte ta prekte më. Mbas kësaj dite ai ka vazhduar më tej; ne nje rast kur e ema e kallëzueses është larguar në Tiranë për t’i kryer një vizitë mjeksore tek okulisti djalit të saj. Në kohën që e mitura dhe njerku janë gjendur të vetëm në shtëpi ky e ka ngacmuar seksualisht përsëri duke e prekur në vende intime dhe ka fjetur me të në një krevat derisa ka ardhur e ëma në shtëpi.

Ngjarja ka agravuar më tej, në kohën kur e mitura ka qenë në klasën e pestë, një ditë kur vëllai i vogël i ka kërkuar mamasë së tyre që të flinte me të, njerku ka shfaqur vullnetin për të fjetur me vajzën e mitur me justifikimin që ajo të mos ishte vetëm. Gjatë kohës që po flinte, e mitura deklaron se njerku i është afruar dhe e ka zhveshur nga mesi e poshtë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Kallëzuesja pohon se ka ndjerë shumë dhembje dhe njerku pasi ka mbaruar i ka thënë që të shkojë në tualet të pastrohet pasi ajo kishte gjakderdhje. Sipas kallëzueses, pas këtij episodi njerku i saj i thoshte vëllait që të luante përjashta me shokët dhe në momentin që e ëma nuk ndodhej në shtëpi ai hynte në dhomë, mbyllte dritaret që mos ta hapte njeri dhe e vendoste te krevati me force, pa dëshirën e saj duke e kapur nga gjoksi, e zhvishte, pastaj i hiqte tutat, afronte organin seksual me qëllim që të penetronte. E mitura deklaron se kishte frikë dhe largohej pasi e dinte që do të kishte dhembje sapo ai të afrohej, por njerku e kapte nga mbrapa me duar dhe me forcë e afronte rreth vetes. Afërsisht nga data 20 dhjetor 2020 kallëzuesja deklaron se njerku i ka shkuar përsëri tek dhoma pasi kishte tre muaj që nuk e kishte prekur dhe ka tentuar të kryejë përsëri marrëdhenie seksuale me të, por ajo ka mundur të largohet dhe ka hipur në tarracën e shtëpisë, derisa ai është larguar nga shtëpia. Në datën 04.01.2021 vijon më tej e mitura, rreth mbasdites pasi e ëma ishte në punë, njerku ka shkuar përsëri tek dhoma e saj dhe i kërkoi vëllait të vogël të luante me shokët. E mitura deklaron se duke menduar se ai mund të tentonte përsëri ta përdhunonte si herët e tjera ka ikur nga shtëpia dhe ka shkuar tek e ëma me mendimin për t’i treguar për ngjarjen. E ëma nuk kishte pasur kohë të bisedonte në ato momente dhe ajo ka shkuar te tezja e saj dhe i ka treguar të gjitha çfarë kishin ndodhur. Më pas, tezja ka komunikuar me mamanë e saj dhe e kanë shoqëruar për të bërë kallëzimin në polici.

Pasi ka kallëzuar, e mitura është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale mamaja dhe tezja e saj. E ëma e të miturës, shtetasja X ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni rreth ngjarjes dhe është shokuar në momentin që e ka mësuar prej vajzës së saj. Ajo pohon se e ka njohur bashkëshortin aktual kur ka qenë në moshën 15 vjeçare dhe ka qenë e dashuruar me të gjatë gjithë kohës edhe pasi është martuar me shtetasin Y, babain e kallëzueses. Ky i fundit i ka kërkuar divorcin pasi kishte dyshime mbi atësinë e fëmijës së tyre, por deklaruesja sqaron se Y është babai biologjik i vajzës. Në kohën që u nda nga shtetasi X i kallëzuari i ka premtuar se do e rrisnin vajzën e saj si të ishte e tyre dhe ajo është martuar me të dhe më pas kanë lindur dhe një djalë. Në këto kushte jetonin të katërt në një shtëpi.

Deklaruesja pohon se ka pasur raste që bashkeshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, pasi nuk kishte marrëdhenie të mira me familjen e saj për shkak të një dënimi që bashkëshorti kishte marrë së bashku me babanë e saj. Pasi ka marrë vesh nga vajza e saj në lidhje me faktin e abuzimit nga ana e bashkëshortit deklaruesja pohon se e ka pyetur këtë të fundit. Ai nuk e ka pranuar fillimisht se ka kryer marrëdhenie seksuale me vajzën, por ka kërkuar ballafaqim. Në momentin që vajza ka ardhur dhe e ka akuzuar në prezencë të saj që ai kishte dy vjet që abuzonte sekualisht me të duke kryer marrëdhenie seksuale, deklaruesja pohon se përgjigjja e bashkëshortit të saj ishte se ka ndodhur dy herë, por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme. Deklaruesja pohon se ka qenë e shokuar dhe i ka kërkuar të largohet përfundimisht nga jetët e tyre. Ai ka thënë se do të vrasë veten dhe më pas është larguar. Të nesërmen e ka takuar përsëri dhe i ka thënë se nuk mund të jetojë pa ata dhe i ka treguar se nëse nuk do ktheheshin bashkë ai do të pinte një ilaç dhe të helmohej. Pas kësaj, deklaruesja ka shoqëruar vajzën për të bërë kallëzim në polici.

Në kuadër të hetimit, është pyetur shtetasi X i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi prezent e ka ngacmuar seksualisht të miturën duke e puthur në buzë** duke e prekur në vende intime, tek gjoksi, vithet, në kofshë dhe në vaginë. Të gjithë këtë ngjarje ai e justifikon me faktin se nuk ka qenë i ndërgjegjshëm dhe vajza e mitur i është dukur si bashkëshortja e tij.

Lidhur me sa më sipër, policia gjyqesore ka perpiluar vendimin per kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor, me qellim per te percaktuar nese tek shtetasja X kishte shenja te deflorimit seksual, nese ka arritur pjekurine seksuale, etj. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor ka rezultuar se tek vajza
– Nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme trupore;
– Është e defloruar e vjetër;
– Ka arritur pjekurinë seksuale.

Pasi jane siguruar te dhenat e mesiperme, Policia Gjyqesore ka bere ndalimin e shtetasit X si te dyshuar per vepren penale te “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur” te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Prokurorja argumenton se për sa më lart konstatohet se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se në rastin konkret janë konsumuar elementë të veprës penale “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur” te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Në vlerësimin praprak të rrethanave të faktit penal të ndodhur teksa i kanë rezultuar dyshime për ekzistencën e veprës penale “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur” te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal bazuar në këto dyshime më datë 10.01.2021 ora 01.00, oficeri i policisë gjyqësore ka kryer ndalimin me iniciative te shtetasit X.

Referuar parashikimeve ligjore të mësipërme, organi i akuzës vlerëson se duhet të bashkekzistojnë disa premisa faktike dhe ligjore në mënyrë që ndalimi si veprim procedural me iniciativë të policisë gjyqësore të jetë legjitim, kushtetues dhe në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Pas shqyrtimit te materialit referues, vleresohet se ndalimi i kryer nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore plotëson kërkesat e nenit 253 te Kodit te Procedures Penale për shkak të llojit të veprës penale për të cilën dyshohet të ketë kryer shtetasi në fjalë si dhe masës së dënimit të parashikuar nga Kodi për këtë vepër penale. Kështu, vepra penale për të cilën dyshohet se ka kryer ky shtetas bazuar në nenin 100/2 të K.Penal parashikon dënim me burgim jo më pak se 25 vjet, qe plotëson kushtin e përcaktuar nga neni 253 të K.Pr.Penale për lejimin e ndalimin dhe për krime të kryera që parashikojnë dënimin me burgim jo me te ulet ne maksimum se katër vjet.

Nga sa u parashtrua më sipër, i kerkohet Gjykatës të vleresojë të ligjshëm ndalimin e shtetasit X si të dyshuar për veprën penale të “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur” te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit, prokurorja, për shkak të dyshimeve të arsyeshme bazuar në prova si dhe për shkak të nevojave të sigurimit që kanë lindur vlerëson se ndaj shtetasit të ndaluar duhet të caktohet masë sigurimi personal e karakterit shtrëngues. Ndaj, perveç kërkesës së vleftësimit si të ligjshëm të arrestimit në flagrance në bazë të nenit 238 te Kodit të Procedurës Penale i kërkon Gjykatës të caktojë një masë të sigurimit personal ndaj të arrestuarit X konkretisht masën “Arresti me burg”//B.W

Reshje bore në Korçë/ Vështirësohet qarkullimi, bllokohen disa fshatra 0 4

Qarku i Korçës prej disa ditësh vijon që të jetë në ndikimin e motit të keq dhe me reshje intesive të dëborës.

Njoftohet se mbrëmjen e së premtes kanë vijuar reshjet e borës të shoqëruara edhe me erë në zonat malore. Ndërsa trashësia e borës ka arritur nga 8 deri në 20 cm dhe temperaturat deri në -6 gradë.

Autoritetet kanë njoftuar se kalimi i mjeteve në akset rrugore në orët e paradites rekomandohet me zinxhire ose goma dimerorë .

Ndërkaq mësohet se Qafë Thana, ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve pasi trashësia e dëborës shkon 20-30cm, kurse në Pogradec dhe Proptisht ka ende probleme me energjinë elektrike pasi këto zona furnizohen me fiderin e Librazhdit i cili ka pësuar defekt por ende nuk është gjetur zgjidhja.

Disa fshatrat si Panarit, Trebickë dhe Grabockë vijojnë të jenë të bllokuara si pasojë e reshjeve të dendura të borës./Opinion.al