Mediu me zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: I rëndësishëm regjistrimi i diasporës shqiptare 0 41

Në vizitën disa ditore në shqipëri, zëvendëskryeministri i Maqedonisë Artan Grubi është ndalur dhe në një takim me Kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu. Në bashkëbisedim u konsiderua thelbësore në procesin e integrimit në BE regjistrimi i popullsisë shqiptare.

Regjistrimi i shqiptarëve në maqedoninë e veriut është konsideruar e një rëndësie kombëtare ne takimin mes Fatmir Mediut dhe Artan Grupit. Madje palët theksuan se ky proces i hap rrugën integrimit në BE.

“Unë ju uroj shumë suksese në fushatën zgjedhore dhe shpresoj që pas përfundimit të suksesshëm të këtij procesi zgjedhor, bashkë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do çelin negociatat me Bashkimin Europian dhe bashkarisht do i përmbyllim këto negociata  me anëtarësim të plotë”– ka thënë Mediu.

Madje Mediu ftoi të gjithë diasporën e Maqedonisë së Veriut ti përgjigjen pozitivisht procesit

“Shqipëria është një gjë e interesit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, është koha që ne të mos bëjmë deklarata, por të bëjmë punë konkrete. Pra besoj se është një sfidë që na takon gjithësecilit nga ne për t`a marrë përsipër dhe Partia Republikane dhe unë personalisht, jemi tërësisht të angazhuar për t`ju ndihmuar dhe mbështetur në këtë proces të rëndësishëm.”- shtoi më tej ai.

Si Mediu dhe Grubi, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes të dy vendeve për të realizuar një rritje ekonomike të qëndrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fero finalizon projektin e tij më të madh dhe ka një pyetje me rëndësi për fansat 0 5

Fero ka paralajmëruar prej kohësh se ka gati një album të ri, që mban titullin “Goat”. Prej kohësh reperi ka bërë të ditur se këtë vit do e dëgjojmë kudo dhe në fakt fjalën e ka mbajtur. Sot reperi ka njoftuar se albumi i tij është gati dhe ua ka lënë fansave të tij në dorë që të zgjedhin se kur do të publikohet.

Fero ka publikuar foton e kopertinës së albumit dhe përkrah ka shkruar: “Dërgojuni atyre këtë mesazh. Albumin e doni në maj/ qershor?”. Sigurisht pjesa më e madhe e fansave të reperit kanë zgjedhur muajin maj dhe nuk e dimë nëse Fero do e mbajë fjalën dhe do ju plotësojë dëshirën fansave.

Ndërsa sa i përket jetës private, kujtojmë se së shpejti Fero do të bëhet baba i një vajze. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai është shprehur shumë i lumtur që presin vajzë, edhe pse në fillim mendonte se do të bëhej baba i një djali.

Shkon në 350 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri 0 4

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecen me ritme të kënaqshme ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në vendin tonë janë kryer 350 mijë vaksinime.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime.

Në total, në Shqipëri janë 24 888 qytetarë të infektuar me covid, 18 195 prej tyre janë në Tiranë.