Mediu: Ka një dëshpërim shumë të madh të shqiptarëve në raport me qeverinë. Rama kërkon të manipulojë zgjedhjet 0 26

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vijuar takimet me bizneset dhe qytetarët në Tiranë.

Ai ishte në njësinë 7 në kryeqytet, zonë ku lexoi zhgënjim të qytetarëve ndaj qeverisë së Ramës, që e akuzoi për tentative për të manipuluar zgjedhjet.

“Ka një dëshpërim shumë të madh të shqiptarëve në raport me qeverinë. Edi Rama ka shkatërruar çdo element të shtetit, nuk ka barazi përballë ligjit, nuk ka institucione funksionale, nuk ka institucione që i shërbejnë qytetarëve, por kemi një strukturë tërësisht kriminale, të korruptuar, e cila po kërkon që të korruptojë dhe të manipulojë edhe zgjedhjet”, tha ai.

Në funksion të shkatërrimit të zgjedhjeve, Mediu thotë se Rama po largon mijëra shqiptarë nga vendi.

“Edi Rama ka shkatërruar ekonominë e këtij vendi, ka shkatërruar bizneset, ka shkatërruar mundësinë e punësimit, dhe ka krijuar eksodin më masiv të shqiptarëve, në mënyrë të qëllimshme, largimin e të rinjve dhe të rejave, profesionistëve nga ky vend, në mënyrë që t`a kontrollojë shoqërinë shqiptare dhe të kontrollojë dhe proceset zgjedhore, të mbajë pushtetin për qëllime të tij korruptive”, shtoi më tej ai.

Mediu, i cili është i 7 në koalicionin e PD, theksoi se është detyrë e opozitës të bind çdo shqiptar për të votuar më 25 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Noizy paralajmëron këngën e re: Do të merrni mësim nga pedagogu 0 5

Noizy me ane te nje postimi ka paralajmeruar kengen e tij te re.

“Të premten do të merrni mësim nga pedagogu”, është përshkrimi që Noizy i ka bashkëngjitur këtij publikimi.

Në një tjetër paralajmërim të shpërndarë ditë më parë, kishte shkruar: “Të premten, 18:00, do t’ju mësoj diçka. Mbajeni mend”.

E kishim pritur prej kohësh! Me lot në sy, Bebe Rexha zbulon lajmin e madh 0 4

Ditën e djeshme, Bebe Rexha zbuloi se kishte gati një surprizë të madhe për fansat e saj. Ajo tha se gjithçka do të zbulohej ditën e sotme dhe falenderoi të gjithë ndjekësit për durimin e treguar.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëj muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Më në fund momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Bebe ka zbuluar para pak orësh surprizën e madhe. Ajo ka treguar se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka publikuar një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihet e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe ka publikuar një video të saj, në të cilën shfaqet duke qarë nga lumturia.