Mediat greke: Plani për Shqipërinë e Madhe, Serbinë dhe Kroacinë, “bombë” në Ballkan 0 18

Dokumenti slloven për ndryshimin e kufijve të Ballkanit që po lëviz diplomacinë europiane vetëm pak muaj para marrjes së Presidencës së Bashkimit Europian nga Rumania nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së shtypit grek.

Herë pas here, vatra që nuk kanë ndalur së ndezuri pas shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë kërcënon për një tragjedi të re dhe të djegë tërë rajonin. Herë në Kosovë, herë në Maqedoninë Veriore, herë në Bosnjë dhe Hercegovinë, zhvillimet vijnë për të na kujtuar se asgjë nuk ka mbaruar.

Shumë shtete kanë reaguar fuqishëm kundër këtij plani, duke filluar nga Gjermania që është kategorike.

Por si u rikthye ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan? Të enjten portali slloven “Necenzurirano.si” publikoi një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit.

Sipas atij dokumenti propozohet ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina si dhe bashkimi i një pjese të Bosnjës perëndimore me Kroacinë.

Në Bashkimin Evropian thanë disa herë se nuk kanë njohuri për një dokument të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Ka qenë pa patentë në timon”, Braçe akuzon Bashën: Kokrra e mashtruesit! 0 21

Zv.kryeministri Erion Braçe e ka quajtur kreun e PD-së një mashtrues, i cili ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

Në një postim në rrjetin social ai tha se Basha ditën e djeshme ka qenë duke rinovuar patentën, ndërsa ditën e djelë në një postim të bashkëshortes së tij ai del duke i dhënë makinës.

Brace thekson se ai i ka ikur përgjegjësisë ligjore ndërsa ka qarkulluar me patentën e skaduar prej vitesh.

“Lulzim Basha më beri një super dhuratë sot; provoi edhe një herë që unë them të vërtetën dhe ai është kokrra e mashtruesit. Sot paradite, Lylzim Basha u paraqit vetë, personalisht për të rinovuar patentën e skaduar prej vitesh. Pranoi e provoi botërisht se ka qenë pa patentë në timon ditën kur gjithsecili e pa të ngiste makinën.

Mashtrues e i pa karakter siç është, asokohe i iku përgjegjësisë ligjore; tani është e provuar edhe një herë paligjshmëria e tij! Ndërkohë, në këtë video është fill pas rinovimit të patentës duke fjetur gjumë. Gjumë përherë e në çdo rast”, shkruan Braçe.

Zv. kryeministri gjithashtu ka postuar edhe videon e mbrëmshme që u bë virale në rrjetet sociale ku Basha flen në makinë.

Mediu: Shqiptarët përballë dy alternativave, të largohen për të krijuar Bangladeshin e Ramës këtu, ose duhet të iki Rama si kryeministër 0 16

Kreu republikan theksoi se shqiptarët janë në një gjendje të vështirë ekonomike dhe kanë përballë dy alternativa.

“Ka një optimizëm të të gjithë qytetarëve në raport ndaj “Aleancës për Ndryshim” dhe një kundërshti absolute ndaj Ramës për mënyrën se si ka qeverisur, por edhe për mënyrën se si do ta kthejë politikën në një arenë debati dhe fyerjesh. Shqiptarët janë përballë alternativës, ose ata do të duhet të ikin për të krijuar Bangladeshin e Ramës këtu, ose duhet të iki Rama nga kryeministër. Unë besoj se shqiptarët në mënyrë masive kanë vendosur që Rama të iki nga posti i kryeministrit, për t’iu kthyer atyre dinjitetin.

Në Shqipëri mbizotëron varfëria. Nuk ka të ardhme të sigurt për të rinjtë. Mbi 74% e të rinjve duhet të ikin nga Shqipëria. Kjo është një situatë që krijon një problem të madh, jo vetëm nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik, social, por edhe politike. Qëllimi i Ramës është të largojë shqiptarët që kanë gjykim, që e refuzojnë mungesën e shtetit dhe të pabarazisë përballë ligjit dhe të ofrojë pastaj njerëz të huaj që vijnë vetëm për bukë dhe t’i binden atij”, u shpreh Mediu.

Më tej, Mediu ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit, duke e akuzuar atë se po përdor grupe kriminale dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota.