Më shumë se një finale, ja çfarë përfiton Shqipëria në rast triumfi ndaj Bjellorusisë! 0 44

Ndaj Bjellorusisë është më shumë se një finale, të mërkurën Edy Reja dhe të besuarit e tij luajnë ndeshjen më të rëndësishme në vitet e fundit. Fitorja e pastër 2-0 që Bjellorusia arriti kundër Lituanisë e bën këtë sfidë vetëm me një ekuacion të panjohur, i vetmi rezultat që i shërben kuqezinjtë për të marrë kreun e grupin, është fitorja. Me 10-të pikë në 5 ndeshje, Bjellorusët kryesojnë të Gripin, plus dy pikë nga Shqipëria, ky fakt e shton edhe më shumë presion pasi miqve do të mjaftonte dhe një barazim.

Grupi

Nëse Shqipëria arrin të fitoj sfidën e fundit në fazën e grupeve kualifikohet për në çerekfinale, çka do të thotë sezonin e ardhshëm kalojmë në Grupin B, rrjedhimisht me rivale më të fortë, rrjedhimisht më shumë të ardhura. Vetëm me kualifikimin për në çerekfinalet e këtij edicioni FSHF përfiton plus 1,125 milion euro. Më shumë se sa vlera ekonomike, në rast kalimi të grupit, kuqezinjtë fitojnë më shumë pikë për tu renditur një vazo më lart në kualifikueset e Botërorit 2022, të gjithë këto faktorë e bëjnë sfidën ndaj Bjellorusisë një finale që duhet fituar./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 4

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…

 

 

 

14 orë në mes të oqeanit Paqësor, ja si arriti të shpëtojë 52-vjeçari 0 7

Një marinar ka mundur të mbijetojë për plot 14 orë në mes të Oqeanit Paqësor. Vidam Perevertilov, ka qëndruar për orë të tëra në ujë pasi ra nga anija e mallrave me të cilën po udhëtonte.

52-vjeçari nuk kishte veshur xhaketë shpëtimi, por ka notuar disa kilometra për t’u mbajtur tek një produkt plastik, e në këtë mënyrë të shpëtonte jetën.

“Ai dukej rreth 20 vite më i vjetër. Ishte shumë i lodhur por gjallë, u shpreh djali i tij për një media vendase.

Perevertilov është inxhinier në një anije lituaneze, e cila kishte ateruar në portin Taurgana në Zelandën e Re për t’u furnizuar me ushqime. Sipas djalit të tij, pas orësh të tëra në dhomat e motorit, burri kishte vendosur të dilte në kuvertë dhe të qetësohej, por më pas, rastësisht kishte rënë në det.

Askush nuk mësoi për zhdukjen e tij në ato momente, pasi ishte mjaft herët dhe pjesa më e madhe e ekuipazhit ishte në gjumë. Shpëtimi i 52-vjeçarit u bë i mundur nga një anije pasagjerësh, që u shfaq rastësisht në vendin ku ai po qëndronte prej 14 orësh.