“Më mungon zemra ime” – A po ia dedikon Arsimi këto fjalë Anës? 0 11

Pas daljes nga programi “Për’puthen”, Arsim Abdulli, u përfol se kishte nisur një lidhje dashurie me ish-konkurrenten, Ana Lleshi.

E ftuar në “Top Albania Radio”, ajo vendosi që të konfirmonte romancën e saj duke thënë: “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Madje duket se ata nuk duan që të fshihen më nga publiku, pasi ata janë parë herë pas here më shoqërinë e njëri-tjetrit. Gjithashtu ata u kapën mat kur Arsimi po udhëtonte për te djali, e Ana e shoqëroi në aeroport.

Së fundmi, Arsimi ka bërë një mini-intervistë me ndjekësit, të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme.

I pyetur në “Instastory” se cili person në Tiranë i mungon më shumë, ish-konkurrenti liston të parën “zemrën e tij”, ndërsa më pas djemtë e “Për’puthen” që i ka bërë shokë.

Por, atë nisën ta pyesin shumë ndjekës se cila është “zemra e tij”, ndaj Arsimi u përgjigj: “Do ta zbuloni kur të vijë koha dhe pyetjet me Anën do të sqarohen”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Flaka Krelani befason me transformimin e bërë në dukje 0 7

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Flaka Krelani, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim drastik edhe në pamje.

Krijuesja e hitit “Zjam” ka prerë thuajse tërësisht flokët dhe ka sjell një stil të veçantë

Me flokë të shkurtra e me veshje të gjerë, Krelani duket se i është përshtatur mjaft mirë jetesës në Amerikë.

Për ‘look’-un e ri, Flaka ka marrë komplimente të ndryshme nga miqtë e fansat që mban në rrjete sociale.

Lidhja e tyre mori fund papritur, Ana dhe Arsimi nuk i kursejnë thumbat në distancë për njëri-tjetrin 0 10

Lidhja e Arsimit dhe Anës mori fund brenda shumë pak javësh. Nuk kaloi shumë kohë nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre derisa vendosën të ndanin përfundimisht rrugët.

Këto kohë që dhe ndarja është bërë publike nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes dy ish të dashuruarve. Si fillim ishte Ana ajo që publikoi në Instagram disa foto të saj dhe përkrah tyre shkroi: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.

Ndërsa Arsimi i është përgjigjur sot pyetjes së saj dhe ka nënkuptuar se është sërish gati për një lidhje të re, por këtë herë me vajzën e duhur.

“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota. Tirana më mungon. Beqar dhe për vajzën e duhur këtu”, ka shkruar Arsimi përkrah fotove të tij.