Më mirë martohu dhe bëj fëmijë”! Albi Nako kërkon publikisht ndjesë dhe sqaron deklaratën e bujshme 0 66

Kjo javë do të shoqërohej me reagime të shumta, lidhur me disa komente të dhëna nga koreografi Albi Nako, të dielën e shkuar në emisionin “Just Dance”, ku ai është anëtar i jurisë.

“Më dukesh si personazh tipik i atyre filmave “Planeti i majmunëve”. Mendoj që je në një moshë që më mirë martohu dhe bëj fëmijë, sesa të vazhdosh këtu”, u shpreh Nako pas performancës së konkurrentes 40-vjeçare, Bela.

Deklarata në fjalë zemëroi opinionin publik, çka duket se e detyroi artistin të kërkonte ditën e sotme ndjesë.

“Dua të bëj një sqarim, ajo që thashë ishte me humor. E theksoj, e thashë më humor. Kërkoj ndjesë sepse batuta ime ishte e tepruar. Nëse do i thosha bravo, je e shkëlqyer, askush nuk do e vinte re dhe do të kishte kaluar pa u vënë re. Kjo tregon përse fjalët e këqija kanë gravitet më të madh në shoqëri. Kjo nuk përjashton faktin që kam thënë ndonjë gjë të pamatur. Kam qenë gjithmonë mbështetës i femrës. Çdo gjë në jetë ka një masë të caktuar, ajo që duhet pa masë është kujdesi”, tha Nako.

Nga ana tjetër foli edhe vetë Bela:

“Nuk jam ndjerë mirë. Unë besoj ia ktheva përgjigjen në atë moment Albit. Ne njihemi prej vitesh dhe gjithmonë bëjmë shaka të dy. Albi më ka ndihmuar gjithë këto vite, unë e falenderoj shumë”.

Albi Nako do të reagonte për herë të parë lidhur me komentet e dhëna, që i shtynë njerëzit deri aty sa të kërkonin publikisht largimin e tij, në një intervistë për “Top Albania Radio”, dhënë të hënën e kësaj jave. Ai u shpreh se e gjithë situata ishte inskenuar për t’i dhënë një mundësi Belës që të bëhej e famshme, si dhe të bënte pak spektakël brenda formatit.

Përpos koreografit, kritika të shumta mori edhe moderatorja Dojna Mema, që sipas ndjekësve heshti dhe nuk doli në mbrojtje të Belës. Në hyrje të emisionit të sotëm, Mema kërkoi gjithashtu ndjesë:

“Një herë të vetme nuk arrita të bëhem zëri juaj. Distancohem nga një deklaratë e tillë. Kërkoj ndjesë që nuk reagova në kohë, por pak më vonë. Seksizmi nuk prek vetëm vajzat, çfarëdolloj seksizmi është i dënuar”, u shpreh ajo./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 8

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 9

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al