Me kapuç në kokë e maskë në fytyrë gati për të vjedhur, forcat e posaçme kapin mat 20-vjeçarin në Tiranë 0 44

Forcat e posaçme “Shigjetat” dhe “Shqiponjat” kanë parandaluar një raste vjedhjeje në Tiranë, duke arrestuar autorin 20-vjeçar.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në pranga ka rënë i riu Marsel Sula, i cili është kapur mat me kapuç në kokë dhe maskë në fytyrë, në momentin që po përgatitej të kryente vjedhjen.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një rast vjedhjeje nga forca e posaçme “Shigjetat”.

20-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe krimeve ndaj personit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale disa mjete që ky shtetas i përdorte për të realizuar vjedhjet.

Forcat e posaçme “Shigjetat” dhe “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në rrugën “Hiqmet Delvina”, forca e posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një shtetas me një kapuç në kokë dhe me maskë në fytyrë, i cili mbante një çantë me vete. Në momentin që këtij shtetasi i është bërë shenjë ndalimi dhe i është kërkuar të identifikohet, ai ka filluar të bëjë lëvizje të dyshimta dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 20-vjeçari është autor i 3 vjedhjeve, konkretisht: më datë 10.11.2020, ka vjedhur në shumë parash, një laptop dhe një aparat celular në një klinikë, më datë 16.10.2020, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Andon Zako Çajupi” dhe më datë 27.10.2020, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në një lokal.

Nga kontrolli i ushtruar në çantën që ky shtetas mbante me vete u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë materiale mjete të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar vjedhjet.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, i shtetasit M. S., 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. /BW #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.