Me kanabis në makinë, arrestohet i riu në Durrës 0 42

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 21 vjeçar i cili është kapur me 3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Sipas uniformave blu mësohet se gjatë kontrollit në mjetin tip “Benz”, të shtetasit I.D. është konstatuar dhe gjetur një sasi lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Gjithashtu rezulton se i riu ishte arrestuar në vitin 2018, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i plotë 

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Bie në pranga poseduesi i lëndës narkotike, 21-vjeçari me precedent të mëparshëm kriminal.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në Sukth, Durrës, kanë ndaluar për verifikim mjetin me drejtues shtetasin I. D., të cilit i kanë kërkuar lejen e lëvizjes dhe më pas kanë ushtruar kontroll fizik në mjet për sende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit në mjetin tip “Benz”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 21 vjeç, i dënuar në vitin 2018, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Idrizi dhe Mediu pas marrëveshjes me Bashën: Koalicioni i bashkuar kundër së keqes. Vlera e Ramës është pazari! 0 4

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar, dy aleatët e Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Fatmir Mediu i PR-së, deklarojnë se bërja bashke e partive, në thelb edhe me programe të ndryshme nga njëra-tjetra, kanë vetëm një qëllim, të luftojnë të keqen, që sipas tyre është Edi Rama.

Për kreun e PDIU-së, kreu i maxhorancës kërkon të bëhet sulltani i Shqipërisë, ndërsa kreu i PR, kërkon që partitë e koalcionit të punojnë për të siguruar fitoren e opozitës.

Shpëtim Idrizi deklaron se Rama nuk ka një program për t’u ofruar shqiptarëve, dhe ajo që po bën është pazari me figura që sipas tij janë të lodhura, e që i përkasin opozitës parlamentare. Ndërsa Fatmir Mediu ironizon PS-në për afrimet e reja.

Kreu i PDIU Idrizi thotë se deputetja Reme Lala, e cila tashme do të jetë në listën e PS, nuk ka qënë asnjëherë pjesë e PDIU-së, sepse ajo është vetëdeklaruar që në fillim se do të jetë krah PS-së.

Mediu ka një koment edhe për Nard Ndokën, i cili vonoi firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike.

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 5

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…